Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2015
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2015, arriti 119,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).
Në muajin Dhjetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,7 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Dhjetor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +2,0 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit "Argëtim e kulturë" kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Shëndeti" dhe "Komunikimi" kanë kontribuar me nga -0,03 pikë përqindje secili.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017