Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2014
Në muajin Tetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2014, arriti 116,4 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Tetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,63 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira ujë lëndë djegëse dhe energji" dhe "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me - 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017