Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2014
Në muajin Shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "Transport" dhe "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar respektivisht me +0,09 dhe +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me - 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi "Veshje dhe këpucë" ka kontribuar me - 0,10 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017