Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2014
Ndryshimi vjetor në Shkurt 2014 është 1.9 %.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Shkurt 2014, arriti 118,7 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Shkurt 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5 %.
Krahasuar me muajin Shkurt 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,3 % pasuar nga grupi "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 5,6%, "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,9%, "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 2,0%, "Hotele, kafene dhe restorante" me 1,9% etj.
Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Veshje dhe këpucë" me 3,4 %, pasuar nga grupi "Komunikimi" me 2,8 %, dhe "Shëndeti" me 1,3 % etj. Rritja vjetore në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 1,14 pikë përqind. Në këtë grup çmimet e nëngrupit "fruta" janë rritur me 16,7 % dhe nëngrupit "zarzavate" me 13,7 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017