Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2014
Në muajin Qershor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %. Krahasuar me muajin Qershor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin " Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 8,2 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,9 %, "Hotele, kafene dhe restorante" me 2,4 %,"Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,1 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shëndeti" me 6,5 % pasuar nga grupi "Veshje dhe këpucë" me 2,0 %, "Komunikimi" me 1,3 %, etj.
Rritja vjetore në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 0,84 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit "fruta" janë rritur me 14,6 % dhe nëngrupit "zarzavate" me 12,4 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017