Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Prill 2014

Në muajin Prill 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Prill 2014, arriti 118,6 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).Në muajin Prill 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.

Krahasuar me muajin Prill 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 10,8 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 7,2 %, "Hotele, kafene dhe restorante" me 2,6 %, "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 1,8 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shëndeti" me 3,9 % pasuar nga grupi "Veshje dhe këpucë" me 2,8 %, "Komunikimi" me 1,4 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Maj 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al