Statistika në Shkolla

.

.

.

Mirësevini në botën e statistikave!

Projekti “Statistika në shkolla”, i vjen në ndihmë të gjithë nxënësve, studentëve si dhe atyre që kanë interes për statistikat, për të qenë në gjendje të kuptojnë më mirë statistikat dhe disa nga koncepte themelore të saj.

Statistikat zyrtare ndihmojnë në gjykimin e përdouesve të saj mbi proceset e zhvillimit e transformimit në fushat ekonomiko-sociale brenda vendit dhe janë burim krahasimi me vendet e tjera.

Shoqëritë demokratike nuk mund të funksionojnë siç duhet pa një bazë të fortë të statistikave të besueshme dhe objektive. Sidoqoftë, statistikat nuk janë vetëm për vendimmarrësit, ato duhet t’ju shqetësojnë edhe ju! Statistikat mund t'u përgjigjen pyetjeve të shumta të jetës së përditshme:

  • A është e lartë papunësia?
  • Po punësimi?
  • Sa studentë diplomohen në vit?
  • Sa gra kanë një punë?
  • Si po ecën ekonomia e vendit tim në krahasim me shtetet e tjera anëtare të BE-së?

Duke klikuar në një temat e mëposhtme do të gjeni shpjegime lehtësisht të kuptueshme të treguesve statistikorë, gjithashtu të disa koncepteve statistikore.

Në fund të çdo teme do të gjeni linkun për temën kryesore dhe Fjalorin Terminologjik.

.

.