Gjatë periudhës 4 - 8 qershor 2018, në Shqipëri u zhvillua procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor Kombëtar "Peer Review", i mbështetur nga Eurostat. Ky është procesi i tretë i këtij lloji që zhvillohet në vendin tonë, duke marrë parasysh ato të kryera në vitin 2013 dhe 2015. Qëllimi i këtij ushtrimi është vlerësimi i shkallës së zbatueshmërisë së parimeve statistikore të parashikuara në Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane dhe,  gjetjet përkatëse ndihmojnë për të hartuar rekomandimet e duhura për përmirësimin e performancës së INSTAT dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare.

Rekomandimet e raportit “Peer Review” do të transformohen në aktivitete përmirësuese, kryesisht në perspektivën afatshkurtër, dhe do të përfshihen në planet operacionale të INSTAT për vitet në vijim.

Raporti “Peer Review” është publikuar edhe në faqen zyrtare të Eurostatit dhe gjendet në linkun:

Raporti "Peer Review" (i disponueshëm vetem në Anglisht)