Sistemi Kombëtar Statistikor
SISTEMI KOMBËTAR STATISTIKOR (SKS)
Sistemi Kombëtar Statistikor është tërësia e institucioneve dhe organizatave që ushtrojnë aktivitet brenda Republikës së Shqipërisë, të cilat mbledhin, përpunojnë dhe publikojnë statistika zyrtare sipas Programit pesëvjeçar të Statistikave Zyrtare, dokument i cili miratohet me vendim të veçantë të Kuvendit.
Legjislacioni
Ligji nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare” është dokumenti bazë që rregullon ngritjen e veprimtarinë e Sistemit Kombëtar Statistikor. Institucionet përbërëse të SKS janë prodhuesit e statistikave zyrtare, ku aktualisht përfshihen|: INSTAT, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Veprimtaria dhe aktivitetet e SKS përcaktohen nga Programi i Statistikave Zyrtare për një periudhë pesëvjecare, si dhe Plani vjetor për zbatimin e tij.
Koordinimi i SKS
Mbështetur në ligjin e statistikave zyrtare, Instituti i Statistikave është përgjegjës për koordinimin dhe funksionimin e SKS. Veprimtaria koordinuese përfshin kryesisht bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve të statistikave zyrtare për të siguruar planifikimin dhe monitorimin më të mirë të treguesve statistikorë, koherencën ndërmjet veprimtarive të secilit institucion dhe reduktimin e kostove të veprimtarive statistikore.
Gjithashtu, koordinimi për sistemin shërben për të siguruar uniformitetin e metodologjisë statistikore, mbështetjen teknike për të siguruar zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe kontrollin e cilësisë së statistikave të prodhuara.
Strategjia e Zhvillimit të Sistemit Kombëtar Statistikor (SZHSKS)
Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor (SZHSKS) 2020-2030 është ndërmarrë në kontekstin e:
- mbështetjes së fuqishme nga qeveria shqiptare për zhvillimin statistikor;
- procesin e transformimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE);
- zbatimit të rekomandimeve të BE-së për harmonizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator ënë Shqipëëri sipas acquis communautaire (acquis) për statistikat;
- rritjen e vazhdueshme të kërkesës për sasi më të mëdha dhe cilësi të dhënash nga përdoruesit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar për qëllime politikash, planifikimi dhe monitorimi;
- ndryshimeve të shpejta në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për statistikat; dhe
- Ligjit të ri Nr.17/2018 “Për statistikat zyrtare”, miratuar në 5 prill 2018 (Ligji për Statistikat 2018).
Strategjia e Zhvillimit të Sistemit Kombëtar Statistikor 2020 - 2030
INSTAT është institucioni përfaqësues i SKS dhe mban marrëdhënie me institutet kombëtare të vendeve të tjera.