Raportet 4 mujore të monitorimit të PSZ

Programi i Statistikave Zyrtare është dokumenti bazë që parashikon prodhimin e statistikave zyrtare nga Sistemi Kombëtar Statistikor të nevojshme për vëzhgimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në Republikën e Shqipërisë. Monitorimi i ecurisë së programit është element shumë i rëndësishëm për garantimin e plotësimit të aktiviteteve statistikore të parashikuara në të.

Ligji nr. 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare” parashikon si një ndër instrumentet monitoruese raportimin periodik me bazë 4-mujore.

Raporti 4 - mujor mbi zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare (PSZ) për periudhën Shtator-Dhjetor, 2021, është përgatitur në bashkëpunim me agjencitë e tjera statistikore, të cilat kanë dhënë informacion për modulet statistikore nën përgjegjësinë e tyre sipas programit. Ky raport i referohet edhe projekt-Planit Vjetor 2021 për zbatimin e PSZ-së, miratuar me vendim të Kuvendit nr. 19 dt. 22.02.2021 “Për miratimin e Planit Vjetor 2021 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2017-2021, dhe përmban në strukturën e tij një informacion të shkurtër të ecurisë së aktiviteteve statistikore të planifikuara për secilën fushë. Ecuria e aktiviteteve statistikore monitorohet nëpërmjet raportimit të zbatimit të afateve të katër fazave kryesore të prodhimit statistikor: grumbullimi, përpunimi dhe publikimi dhe transmetimi i të dhënave në Eurostat. Gjithashtu, për çdo aktivitet përcaktohet niveli i të dhënave si dhe përputhshmëria me Eurostat. Për çdo fushë statistikore raportohen edhe aktivitetet statistikore për të cilat të dhënat nuk janë grumbulluar, përpunuar apo publikuar në kohë, shoqëruar me arsyen e moszbatimit të afateve. Pjesë e raportimit janë dhe aktivitetet statistikore nga të cilat nuk prodhohen të dhëna statistikore si dhe aktivitetet e parealizuara gjatë periudhës së raportimit.

Raportet 4 - mujore për ecurinë e Planit Vjetor për zbatimin e PSZ janë dokumentet bazë të cilat paraqiten nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT për Këshillin e Statistikave, dhe shërbejnë për hartimin e Raportit Vjetor i cili i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.

1. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar- Prill, 2017

2. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2017

3. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor, 2017

4. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2018

5. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2018

6. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor,2018

7. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2019

8. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2019

9. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor, 2019

10. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2020

11. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2020

12. Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor, 2020

13. Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar-Prill, 2021

14. Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht, 2021

15  Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor 2021

16 Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar - Prill 2022

17 Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj - Gusht 2022

18 Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator - Dhjetor 2022

19  Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar - Prill 2023

20 Raporti i monitorimit të PSZ-së Maj-Gusht 2023

21 Raporti i monitorimit të PSZ-së Shtator-Dhjetor 2023

22 Raporti i monitorimit të PSZ-së Janar - Prill 2024

23 Raporti i monitorimit të PSZ -së Maj - Gusht 2024