Programi Kombetar i Statistikave Zyrtare
Programi i Statistikave Zyrtare është dokumenti bazë që përcakton strategjinë e zhvillimit të statistikave zyrtare dhe Sistemit Kombëtar Statistikor për periudhën pesëvjeçare, duke synuar përmbushjen e kërkesave të përdoruesve për statistika cilësore.
Programi përgatitet nga INSTAT-i në bashkëpunim me agjencitë statistikore, duke marrë në konsideratë opinionin e Këshillit të Statistikave, dhe i dërgohet Këshillit të Ministrave për t’ia propozuar Kuvendit.
Ky dokument hartohet në përputhje me parashikimet e neneve 7 dhe 8 të Ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”. INSTAT është përgjegjës gjithashtu për zbatimin dhe raportimin e Programit të Statistikave Zyrtare pranë Këshillit të Statistikave dhe Kuvendit.
Programi i Statistikave Zyrtare shërben gjithashtu për orientimin e INSTAT-it dhe agjencive të tjera statistikore drejt cilësisë së prodhimit statistikor sipas standardeve të parashikuara nga parimet statistikore të Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane dhe Acquis Communautaire.
Programi Kombetar i Statistikave Zyrtare 2022-2026