Plani Vjetor për zbatimin e PSZ

Në zbatim të neneve 9 dhe 10 të Ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, Plani Vjetor për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare i paraqitet për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Dokumenti shërben për parashikimin e veprimtarive statistikore në përmbushje të objektivave strategjikë dhe rezultateve të pritshme të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare 2017-2021, miratuar me Vendimin e Kuvendit nr. 10/2017, datë 09.02.2017.

Mbështetur në pikën 2 të nenit 9 të ligjit për statistikat zyrtare, INSTAT, në bashkëpunim me agjencitë e tjera statistikore, pjesë e Sistemit Kombëtar Statistikor, është përgjegjës për përgatitjen e Planit Vjetor, për të planifikuar operacionet, burimet dhe rezultatet e pritshme të vitit referencë, gjithashtu për të përcaktuar përgjegjësitë e aktorëve të përfshirë për sigurimin, mbledhjen, përpunimin, prodhimin dhe publikimin e statistikave zyrtare.

Dokumenti paraqet aktivitetet statitikore që do të kryhen nga INSTAT, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës njëvjeçare, sipas temave përkatëse statistikore për të cilat janë përgjegjës, duke u shoqëruar me afatet dhe periodicitetet e zbatimit, institucionet përgjegjëse për dhënien e informacionit statistikor dhe frekuencën e transmetimit të këtij informacioni. Dokumenti përmban gjithashtu edhe një analizë të risqeve dhe problemeve të pritshme gjatë vitit në të cilin do të  zbatohet.

Plani Vjetor për zbatimin e PSZ 2019

Plani Vjetor për zbatimin e PSZ 2020

Plani Vjetor për zbatimin e PSZ 2021

Plani Vjetor për zbatimin e PSZ 2022

Plani Vjetor për zbatimin e PSZ 2023

Plani Vjetor për zbatimin e PSZ 2024