Këshilli i Statistikave
KËSHILLI I STATISTIKAVE
Këshilli i Statistikave mbështet INSTAT-in në rolin e tij për të siguruar se Programi Statistikave Zyrtare është hartuar në përputhje me parimet themelore të Kombeve të Bashkuara për statistikat zyrtare.
Këshilli i Statistikave përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe sipërmarrësit privatë, organet e vetëqeverisjes vendore dhe median.
Emërimi i anëtarëve bëhet me vendim të Kuvendit. Këshilli i Statistikave e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me Ligjin nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare” dhe VKM-në nr. 670, datë 7.11.2018 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, të përfaqësimit, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.
SHPALLJE NJOFTIMI PËR KANDIDIM PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE, PËRFAQËSUES TË MEDIAS
- Vendimi nr. 76/2019 “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”, Z. Arbjan Mazniku, përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore;
- Vendimi nr. 78/2019 “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”, Znj. Albana Çami, përfaqësuese e botës akademike;
- Vendimi nr. 80/2019 “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”, Z. Endrit Lami, përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë;
- Vendimi nr. 81/2019 “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”, Znj. Ines Muçostepa, përfaqësuese e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
- Vendim nr. 61/2021 “Për emërimin e një anëtari të këshillit të statistikave”, Znj. Argita Frashëri, përfaqësuese e Bankës së Shqipërisë
- Vendimi Kuvendit nr. 32/2023, datë 25.5.2023 "Për emërimin në detyrë të z. Adrian Kamenica si anëtar i Këshillit të Statistikave"
- Vendimi Kuvendit nr. 33/2023, datë 25.5.2023 "Për emërimin në detyrë të z. Edvin Zhllima anëtar i Këshillit të Statistikave"
- Vendimi Kuvendit nr. 34/2023, datë 25.5.2023 "Për emërimin në detyrë të znj. Elora Kokalari anëtar i Këshillit të Statistikave"
- Vendimi Kuvendit nr. 35/2023, datë 25.5.2023 "Për emërimin në detyrë të znj. Kozeta Sevrani anëtar i Këshillit të Statistikave"
Emër / Mbiemër | Pozicioni | |
Znj. Kozeta Sevrani | Kryetar | |
Z. Ardian Kamenica | Zëvendëskryetar | |
Z. Albana Çami | Anëtar | |
Z. Endrit Lami | Anëtar | |
Znj. Elora Kokalari | Anëtar | |
Znj. Argita Frashëri | Anëtar | |
Z. Edvin Zhllima | Anëtar | |
Znj. Ines Mucostepa | Anëtar | |
Z. Arbjan Mazniku | Anëtar Përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore | |
Anëtar Përfaqësues i medias | ||
Znj. Elsa Dhuli | Anëtar Përfaqësues i INSTAT-it Drejtori i Përgjithshëm |