INSTAT dhe bashkëpunimet
Bashkëpunimi Statistikor Ndërkombëtar
Bashkëpunimi statistikor ndërkombëtar synon krahasueshmërinë e statistikave zyrtare me standardet e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
Një pjesë e konsiderueshme e zhvillimit të Statistikave Zyrtare është realizuar në kuadër të bashkëpunimit statistikor ndërkombëtar. Pjesa më e madhe e bashkëpunimit është ofruar nga asistenca e Bashkimit Evropian (BE), Sida (Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar), Kombet e Bashkuara (UN), Zyra e Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me Zyrën Federale të Statistikave (FSO), si dhe Banka Botërore (BB).
Qëllimi i bashkëpunimit statistikor ndërkombëtar është të forcojë sistemin statistikor kombëtar duke përshtatur metodologjinë dhe praktikat me Acquis dhe duke i integruar ato në Sistemin Evropian të Statistikave.
Bashkëpunimi ndërkombëtar i statistikave gjithashtu siguron mbështetje dhe asistencë në ndërtimin e kapaciteteve duke ndikuar në rritjen profesionale.
Instituti i Statistikave
Denonco parregullsitë / Korrupsionin me Fondet e BE
Kontaktet:
Email: parregullsiteIPA@instat.gov.al
Telefon: +(355) 42222411
test