Takimi i UN INSTAT Joint Data Group

Drejtoresha e INSTAT, Znj. Elsa Dhuli si bashkëdrejtuese e UN - INSTAT Joint Data Group, (Grupi i përbashkët i të dhënave) hapi takimin e radhës me agjencitë e Kombeve të Bashkuara duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit mes tyre. Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë, Znj. Fiona McCluney vlerësoi punën e jashtëzakonshme të INSTAT në përgatitjen dhe zbatimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. Ajo theksoi mbështetjen e OKB-së ndaj INSTAT në analizat e thelluara që ky institucion do të kryejë pas rezultateve të Censit dhe anketat e tjera të rëndësishme në të ardhmen.