Konferenca Hapese per Censin e Popullsise dhe Banesave 2020
Nuk ka dyshim që Censi i Popullsisë dhe Banesave është aktiviteti statistikor më i rëndësishëm në vend dhe shtylla kryesore e sistemit kombëtar statistikor.
Censi i Popullsisë dhe Banesave është aktiviteti bazë për të hartuar politika të bazuara në shifra. Zhvillimi ekonomik i një vendi duhet të mbështetet në vendimmarrje të bazuar në të dhëna të sakta, të përditësuara dhe lehtësisht të aksesueshme, ndaj dhe prodhimi në kohë dhe me saktësi i statistikave është thelbësor.