Integrimit evropian, kapitulli 18, Statistikat

16 sht 2022 - 16 sht 2022
Luksemburg

Në kuadër të fazës së re të integrimit evropian dhe hapjes së negociatave, përfaqësues të delegacionit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë sot në Luksemburg në një takimin shpjegues mbi risitë e akteve komunitare (acquis communautaire) të Kapitullit 18 "Statistikat" dhe përafrimit të tyre me legjislacionin vendas.

Në këtë takim marrin pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, njëkohësisht negociatore për këtë kapitull, Znj. Elsa Dhuli me stafin drejtues, përfaqësues të dy agjencive statistikore, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë si dhe disa insititucione të tjera kontribuese me të dhëna, si Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.