Dita Evropiane e Statistikave
Dita Evropiane e Statistikave është një mundësi për të rritur informimin e publikut mbi rëndësinë e statistikave zyrtare si një e mirë publike.
Kjo ditë do të synojë shkëmbimin e eksperiencave me publikun e gjerë, politikëbërësit, bizneset, komunitetin hulumtues, mediat dhe qytetarët mbi përdorimin e statistikave zyrtare.
Gjatë kësaj dite, INSTAT, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Minsitrinë e Financave do të organizojnë një event publik me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në përdorimin e statistikave. Gjatë këtij eventi do të përdoren mjete vizive për të promovuar statistikat si një e mirë publike.
Video interaktive mbi statistikat kryesore në Shqipëri
Kliko videon më poshtë