Plani i Integrimit

Plani i Integrimit

Plani Kombëtar i Integrimit Evropian (PKIE) është një dokument i qeverisë shqiptare, i cili përgatitet në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai përfshin aktet ligjore të parashikuara për t’u miratuar nga institucionet shqiptare për një periudhë 3-vjeçare. Këto akte përafrojnë direktiva dhe rregullore të BE-së si dhe standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Aktet ligjore të parashikuara për përafrim janë të ndara në 33 kapituj të “acquis”, ku secili kapitull trajton një fushë të caktuar të politikës së BE-së.

Hartimi i një plani për përafrimin e “acquis” ka nisur në shtator 2007, me miratimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) 2007–2012.

Plani kombëtar në formatin e tij aktual, u realizuar për periudhën 2014-2020. Ky plan u shfuqizua me miratimin e PKIE 2015-2020, i cili përditësohet çdo vit.

Shkarko PKIE 2024  - 2026

PKIE ndër vite: