Kryenegociatori
Kryenegociatori luan njërin prej roleve më të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim. Në cilësi të anëtarit të Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian, Kryenegociatori është përgjegjës për paraqitjen e projekt-qëndrimit negociues për çdo kapitull acquis. Ai merr pjesë në negociata si në nivel politik, si zëvendës kryetar i Delegacionit Shtetëror, ashtu dhe në nivel teknik si kryetar i Grupit Negociator.
Si kryetar i Grupit Negociator, Kryenegociatori:
Drejton procesin e negociatave për çdo kapitull acquis me institucionet e BE-së në nivel teknik, sipas qëndrimeve negociuese të miratuara.
Drejton procesin e vlerësimit të impaktit e MSA-së dhe të harmonizimit të acquis mbi financat publike dhe sistemin ligjor vendas, si dhe drejton vlerësimin e prioriteteve dhe monitorimin e IPA-ve dhe të projekteve të tjera të financuara nga donatorë të huaj.
Koordinon punën e Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe të Grupeve Ndërinstitucionale të Punës, si dhe i udhëheq këta gjatë procesit të negociatave, etj.
Kryenegociatori i Shqipërisë , i cili do të drejtojë bisedimet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian është Znj. Majlinda Dhuka, një ndër kapitujt e integrimit që do të drejtoje Znj. Dhuka është edhe Kapitulli 18 "Statistikat" në të cilin Instituti i Statistikave është përgjegjës dhe lider për kapitullin.
Kapitulli 18 "Statistikat" është një ndër 5 kapitujt e parë themelorë që do të trajtohet, me rastin e hapjes së negociatave të antarësimit.
Znj. Majlinda Dhuka është diplomuar për drejtësi dhe mban titullin “Master” për Studime Europiane, ka nje eksperience 20 vjeçare në sektorin publik, e angazhuar edhe si lektore në universitet. Znj Dhuka ka eksperiencë në çështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikimin dhe menaxhimin strategjik, projekte, financime,investime,bashkëpunime për zhvillim etj.
Znj. Dhuka ka qënë e angazhuar edhe më herët në Kryeministri si Drejtore e Politikave të zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.
Znj. Dhuka ështe emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit.