Grupi Ndërinstitucional i Punës për Integrimin Evropian - Kapitulli 18, Statistikat
Acquis në fushën e statistikave kërkon ekzistencën e një infrastrukture statistikore bazuar në parime të tilla si paanshmëria, besueshmëria, transparenca, konfidencialiteti i të dhënave individuale dhe publikimi i statistikave zyrtare. Acquis mbulon metodologjinë, klasifikimet dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave në fusha të ndryshme si statistikat makro-ekonomike dhe çmimet, statistikat demografike dhe sociale, statistikat rajonale dhe statistikat mbi biznesin, transportin, tregtinë e jashtme, bujqësinë, mjedisin dhe shkencën e teknologjinë. Nuk nevojitet transpozim në legjislacionin kombëtar pasi shumica e acquis merr formën e rregulloreve.
Në zbatim të VKM nr.749/2018 janë ngritur gjithashtu dhe GNPIE-të përmes Urdhrit të Kryeministrit Nr. 94, datë 20.05.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin Evropian”.
Grupet ndërinstitucionale të punës krijohen për secilin kapitull të “acquis” dhe kryejnë të gjitha analizat specifike mbi situatën e politikave, legjislacionit, financimit, procedurave administrative, ndërveprimit social dhe sipërmarrjes private dhe zbatimit gjyqësor për fushën përkatëse të mbuluar nga kapitulli përkatës i “acquis”.
Në vijim të kësaj analize, GNPIE-ja përkatëse harton “Planin e Veprimit të Kapitullit”, pra përgaten Qëndrimet Paraprake dhe Qëndrimet Përfundimtare për kapitullin përkatës, duke përfshirë diskutime apo renditjen e palëve gjatë negociatave për atë kapitull. Gjithashtu, në hartimin e planeve të veprimit, grupet ndërinstitucionale të punës duhet të sigurojnë përputhshmërinë mes planeve të punës dhe dokumenteve strategjikë të hartuara.
Institucioni lider për Kapitullin 18 “Statistikat” është Instituti i Statistikave (INSTAT), dhe në zbatim të VKM nr.749/2018 dhe Urdhrit të Kryeministrit Nr. 94, datë 20.05.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin Evropian”, INSTAT ka ngritur grupin ndërinstitucinal të punës për Kapitullin me përfaqësues nga:
INSTAT
Ministria e Drejtësise,
Ministria e Financave dhe Ekonomise,
Banka e Shqipërisë,
Ministria e Brëndshme,
Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale,
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjise,
Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë,
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,
Ministria e Mbrojtjes,
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare,
Qëndra Kombëtare e Biznesit,
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit,
Agjencia Kombëtare e Mjedisit,
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,
Departamenti i Administratës Publike,
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore,
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive,
Instituti i Shëndetit Publik,
Instituti i Sigurimeve Shoqërore,
Shërbimi Social Shtetëror,
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor,
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
Agjencia Kombëtare e Pyjeve,
INSTAT zhvillon takimet e GNPIE-së me përfaqësuesit e instituciove të lartëpërmenduara sipas një plani të përcaktuar në Platformën e Integrimit Evropian , ku anëtarët që kontribuojnë në këtë kapitull ofrojnë ekspertizën e tyre në mënyrë që ky kapitull të mbyllet sa më shpejtë duke qënë se është pjesë e grupkapitullit të parë themelorët.