Kush është Drejtor i Përgjithshëm i INSTAT?

Struktura organizative e INSTAT-it miratohet me vendim të Kuvendit, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për institucionet e pavarura. Brenda strukturës organizative të INSTAT-it dhe në varësi të tij operojnë zyrat rajonale statistikore të nivelit vendor. Rekrutimi i nëpunësve të INSTAT-it bëhet sipas rregullave të përcaktuara në Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunesin civil" i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në fuqi për rektrutimet në shërbimin civil.

Struktura organizative

Drejtori i Përgjithshëm emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse. Procedura publike e përzgjedhjes së kandidatëve kryhet nga Këshilli i Ministrave. Mënyra e kryerjes së kësaj procedure, afatet e njoftimit dhe kriteret për vlerësimin e kandidatëve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëhen publike. Pas kryerjes së procedurës, rezultatet e të cilës duhet të jenë publike, Këshilli i Ministrave, i propozon Kuvendit, jo më pak se tri kandidatura të përzgjedhura, duke i shoqëruar me të gjithë dokumentacionin administrativ të procesit. Në rast se kandidaturat e propozuara nuk miratohen nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave është i detyruar të përsërisë procedurën, me qëllim propozimin e kandidaturave të tjera. Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it emërohet për një periudhë pesëvjeçare, me të drejtë riemërimi vetëm një herë.

Drejtori i Përgjithshëm
Elsa Dhuli (bio e shkurtër)
EDhuli@instat.gov.al