Çfarë është INSTAT?
Instituti i Statistikave ose INSTAT para krijimit të shtetit shqiptar më 1912 shërbimi statistikor nuk ekzistonte. Në vitin 1924 për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë.
Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventarët bujqësore që përfshinin numrin e bujqve, llojin dhe sasinë e shfrytëzimit te tokës me bime bujqësore e blegtorale, si dhe në disa statistika të cekta mbi industrinë, tregtinë, eksport-importet e çmimet.
Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940. Sistemi statistikor në shtetin Shqiptar është themeluar me Vendimin nr. 35, dt. 13/01/1945 me krijimin e Drejtorisë së Statistikës të atashuar pranë Këshillit të Ministrave. Më vonë kjo drejtori kaloi nën varësinë e Komisionit të Planit të Shtetit.
Sot, INSTAT-i është institucion i pavarur. Struktura organizative e INSTAT-it miratohet me vendim të Kuvendit, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për institucionet e pavarura. INSTAT-i organizohet në nivel qendror. Brenda strukturës organizative të INSTAT-it dhe në varësi të tij operojnë zyrat rajonale statistikore të nivelit vendor