INSTAT publikon rezultatet kryesore të Anketës së Kostos së Punës ( AKP), duke iu referuar vitit financiar 2016. Anketa është kryer në terren në periudhën Prill-Maj 2017 dhe ndjek një periodicitet 4 vjeçar. Anketa e Kostos së Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për matjen e niveleve dhe përbërjes së kostove të punës. Kostot e punës përfshijnë pagesat për punonjësit, pagat në kesh dhe në natyrë, kontributet për sigurimet shoqërore – pjesa e punëdhënësit, kostot e trajnimit profesional, shpenzime të tjera të kryera nga ndërmarrja si për rekrutimin e punonjësve, për veshje, strehim, si dhe shpenzime të tjera. Më poshtë do gjeni linkun për të aksesuar metadatat referenciale: http://www.instat.gov.al/al/dokumentimi/cil%C3%ABsia-statistikore/raportet-e-cil%C3%ABsis%C3%AB/