Variabel

Numri i personave që punojnë në njësinë lokale

Anketa e Forcave të Punës / AFP / 2018

Përkufizimi
Numri i personave që punojnë në njësinë vendore përcaktohet si numri i përgjithshëm i personave që punojnë brenda njësisë (përfshirë pronarët e punës, partnerët që punojnë rregullisht në njësi dhe punëtorët e papaguar të familjes), si dhe personat që punojnë jashtë njësisë, të cilët i përkasin asaj dhe paguhen prej saj (p.sh. përfaqësuesit e shitjeve, personeli i shpërndarjes, ekipet e riparimit dhe mirëmbajtjes). Ai përfshin personat që mungojnë për një periudhë të shkurtër (p.sh. leje mjekësore, leje të paguar ose pushim të posaçëm) si dhe ata në grevë, por jo ata që mungojnë për një periudhë të pacaktuar. Ai gjithashtu përfshin punëtorët me kohë të pjesshme të cilët konsiderohen si të tillë sipas ligjeve të vendit përkatës dhe të cilët janë në listën e pagave, si dhe punëtorët sezonall.
Përkufizimi operacional
Qëllimi është të përcaktohet profili i personave (mosha, gjinia, niveli i arsimit) që punojnë në madhësi të ndryshme të firmave, në veçanti bizneset e vogla. Variabli është thelbësor për studime të integruara dhe krahasime me anketat e biznesit.
Krye