Variabel

Ndjekja e ndonjë kursi, seminari, konference apo mësimeve private

Anketa e Forcave të Punës / AFP / 2018

Përkufizimi
Përfshihet ndjekja e një kursi apo seminari për të fituar apo përmirësuar aftësitë dhe njohuritë. Përfshihen si kurset nga të cilat merret një çertifikatë edhe kurset që nuk japin një çertifikatë. Këto kurse mund të ndiqen për të përmirësuar njohuritë që lidhen me punën apo për të përmirësuar aftësitë për qëllime sociale dhe personale.
Përkufizimi operacional
Shërben për të vlerësuar të mësuarit gjatë jetës. Bëhet fjalë për aktivitete jashtë sistemit arsimor të rregullt të cilat i intervistuari i ka ndjekur gjatë katër javëve të fundit që mbarojnë me javën e referencës.
Krye