Regjister
Regjistri i Njësive Ekonomike / Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve
Informacion ne lidhje me regjistrin
Regjistri i Njësive Ekonomike përmban të gjitha njësitë ligjore jo bujqësore (ndërmarrjet e institucionet) që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të Shqipërisë.
Informacion ne lidhje me variantin
Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve shërben për qëllime statistikore dhe identifikon qartësisht njësitë në mënyrë që: - Të lejojë marrjen e informacionit për njësitë ekonomike nëpërmjet burimeve administrative; - Të lejojë përgatitjen e kampionëve, koordinimin e vrojtimeve statistikore dhe grupimin e rezultateve të tyre; -Të lejojë analizën demografike të popullsisë së ndërmarrjeve dhe njësive lidhur me to. Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve është bazë për hartimin e statistikave të nevojshme për dhënien e treguesve afatshkurtër dhe të zhvillimeve strukturore ekonomike. Të dhënat e Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve mund ti gjeni në linkun më poshte: http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/?rxid=26c9580a-0546-4740-8acc-ec83081778f8
Krye