Regjister

Anketa e Forcave të Punës / AFP

Informacion ne lidhje me regjistrin
Anketa e Forcave të Punës ka si objektiv kryesor mbledhjen e informacionit cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri. Popullsia e marrë në studim ndahet në tre grupe kryesore: të punësuar, të papunë dhe jashtë forcave të punës.
Informacion ne lidhje me variantin
Anketa e Forcave të Punës (AFP) është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve. Subjekt i anketës së forcave të punës janë të gjithë individët 15 vjeç e lart të familjes së zgjedhur për t’u intervistuar. Të dhënat për AFP mund ti gjeni në linkun më poshtë: http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/?rxid=738707c2-00ac-4c38-9959-87eb47dcda74
Krye