Klasifikime / Nomenklatura
Klasifikimet janë një nga mjetet më themelore në lidhje me prodhimin e statistikave dhe kanë për qëllim të sigurojnë informacion të vlefshëm dhe parashikime përkatëse në lidhje me çështjet sociale dhe ekonomike. INSTAT për këtë arsye përdor një sërë klasifikimesh/Nomenklaturash kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto rishikohen duke ruajtur koordinimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në intervale të rregullta dhe përshtaten me ndryshimin e kushteve sociale dhe ekonomike.
1. Nomenklatura e aktiviteteve ekonomike ( NVE Rev.2) ofron kornizën për mbledhjen dhe paraqitjen e një game të gjerë statistikore kryesisht: statistikat ekonomike, të prodhimit, të punësimit, llogaritë kombëtare.
Baza ligjore evropiane
Rregullore e Komisionit (EC) Nr 1232/98 of 17 Qershor 1998 ndryshuar nga Rregullorja e Këshillit të Evropës) Nr.3696/93 mbi klasifikimin statistikor të produkteve sipas aktiviteteve (CPA).
Baza ligjore shqiptare
Vendim i KM nr. 320, datë 28.5.2014 "Për miratimin e Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike të Revizionuara (Rev.2)"
Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Rev 2
2. Nomenklatura e aktiviteteve ekonomike ( NVE Rev. 1.1) ofron kornizën për mbledhjen dhe paraqitjen e një gamë të madhe statistikore kryesisht: statistikat ekonomike, të prodhimit, të punësimit, llogaritë kombëtare .
Baza ligjore evropiane
Baza ligjore shqiptare
Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Rev 1.1
3. Nomenklatura e Mallrave dhe Tarifave vendos rregullat dhe procedurat e përgjithshme të zbatueshme për mallrat që hyjnë në/ose që dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë.
Baza ligjore evropiane
Rregullorja e Këshillit të Europës, Nr 2658/87, të datës 23 korrik mbi nomenklaturën tarifore dhe statistikore dhe mbi tarifën e përbashkët doganore (Rregullorja bazë)
Baza ligjore shqiptare
- Ligj nr. 102/2014 datë 31.7.2014 KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË1 ndryshuar me: ligjin nr.32, dt.2.04.2015
- VKM nr. 651 datë 10.11.2017 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014,Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë
Link
http://www.dogana.gov.al/dokument/1179/ligj-nr-102-2014-date-3172014-i-ndryshuar
http://www.dogana.gov.al/dokument/1497/dz-vkm-nr-651-date-10112017
4. Nomenklatura e produkteve klasifikon produktet (mallrat dhe shërbimet) që kanë karakteristika të përbashkëta. Ato sigurojnë bazën për përpunimin e statistikave të prodhimit, tregtisë e shpërndarjes, konsumit, tregtisë së jashtme dhe transportin e këtyre produkteve.
Baza ligjore evropiane
Rregullorja e Këshillit të Evropës Nr 1232/98 datë 17 Qershor 1998, ndryshuar nga Rregullorja e Këshillit të Evropës Nr 3696/93 mbi klasifikimin statistikor të produkteve sipas aktiviteteve (CPA).
Baza ligjore shqiptare
Vendim i KM Nr. 433 date 17.6.1996 "Për miratimin e zbatimit të nomenklaturës së produkteve”"
Nomenklatura e produkteve sipas aktiviteteve
5. Nomenklatura e Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP) zbatohet për mbledhjen, klasifikimin dhe publikimin e të dhënave statistikore zyrtare për konsumin e familjeve.
Baza ligjore evropiane
Rregullorja e Këshillit të Europës Nr.1749/1999,datë 23 Korrik 1999 “Mbi klasifikimin e konsumit individual sipas qëllimit”.
Baza ligjore shqiptare
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 515, datë 20.9.2017 për “Miratimin e zbatimit të klasifikimit të produkteve të konsumit sipas qëllimit (COICOP)”.
Nomenklatura e Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP)
6. Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtar i Profesioneve (LKP) është një mjet për grupimin e vendeve të punës në grupe të përcaktuara qartë sipas detyrave të ndërmarra në punë.
Baza ligjore evropiane
Rregullorja e Këshillit të Europës Nr 1022/2009, datë 29 Tetor 2009 “Mbi Klasifikimin Standard Ndërkombëtar të Profesioneve”.
Baza ligjore shqiptare
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 514, datë 20.9.2017 Për miratimin e Listës Kombëtare të Profesioneve (LKP), të rishikuar
Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtar i Profesioneve (LKP)
7. Klasifikimi i llojeve të Ndërtimit
Klasifikimi i llojeve të Ndërtimit
8. Klasifikimi Standard i Mallrave për Statistikat e Transportit
Klasifikimi Standard i Mallrave për Statistikat e Transportit i cili njihet shkurt si NST (2007) është një nomenklaturë statistikore e cila përdoret për mallrat e transportuara nëpërmjet katër mënyrave të transportit: rrugë, hekurudhë, rrugë ujore të brendshme dhe det. Ky klasifikim është plotësisht i ndërlidhur me Klasifikimin e Produkteve dhe Aktiviteteve, CPA 2008 dhe Nomeklaturën e Aktiviteteve Ekonomike (NVE Rev. 2). Rrjedhimisht, NST 2007 është gjithashtu në përputhje me klasifikimet homologe të Kombeve të Bashkuara (CPC dhe ISIC) dhe Nomenklaturën e Kombinuar (CN) 2007.
Baza ligjore evropiane
Rregullorja e Komisionit Evropian Nr. 1304/2007, datë 7 Nëntor 2007, amenduar me Direktivën e Këshillit Nr. 95/64, Rregulloren e Këshillit Nr. 1172/98, Rregulloret e KE Nr. 91/2003 dhe Nr. 1365/2006 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në lidhje me themelimin e NST 2007 si klasifikimin unik për mallrat e transportuara në mënyrat e caktuara të transportit.
Rregullorja e Komisionit Evropian (EU) Nr. 1304/2007, datë 7 Nëntor 2007
Baza ligjore shqiptare
Vendimi i KM, Nr. 137, datë 20.03.2019 "Për miratimin e Nomeklaturës së Statistikave të Transportit”.
Për miratimin e Nomeklaturës së Statistikave të Transportit, NST 2007
Nomenklatura Standarde e Transporteve
9. Klasifikimi statistikor ndërkombëtar i sëmundjeve dhe problemeve të lidhura me shëndetin