Përse na nevojitet Censi?

Censi na tregon se kush jemi dhe ku po shkojmë si vend. Informacioni që grumbullohet nga Censi i vjen në ndihmë qeverisë që të vendosë sesi t’i shpërndajë fondet dhe ndihmën për qarqet dhe bashkitë. Autoritetet vendore do ta përdorin këtë informacion për të përcaktuar se ku të ndërtojnë, duke nisur nga shkollat, shtëpitë dhe spitalet e deri te rrugët dhe rrjetet e ujësjellësit.