Rreth CENS

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2023. Censi i Popullsisë dhe Banesave  do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë universale bazuar në operacionet në terren me përpilimin e pyetësorëve nga anketuesit, duke përdorur metoda të reja për mbledhen e të dhënave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave  do të marrë në konsideratë në masën më të madhe të pyetjeve thelbësore, duke marrë parasysh dhe kërkesat e përdoruesve vendas, rekomandimet e fundit ndërkombëtare, në veçanti rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) si dhe duke përfshirë ato që lidhen me cilësinë e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

 Çfarë është Censi i Popullsisë dhe Banesave (video)

Çfarë është Censi i Popullsisë dhe Banesave, Pilot Cens

A janë të sigurta të dhënat e mia? Pilot Cens

Piloti i Censit të Popullsisë dhe Banesave