
Regjistrimi i popullsise ne prill 2001: Si do te jete puna e anketuesve?
Ne gjysmen e pare te muajit prill ne Shqiperi do te kryhet regjistrimi I popullsise, i pari qe nga viti 1989. Ne jo me shume se dy jave te gjitha shtepite, apartamentet dhe vendbanimet te tjera ku jetojne njerezit do te vizitohen nga personeli i Institutit te Statistikes. Banoreve do t’u drejtohen nje numer pyetjesh dhe do te plotesohen formularet. Rezultatet perfundimtare do te pergatiten ne Tirane duke marre nje informacion te detajuar mbi gjithe popullsine dhe shperndarjen e saj ne me teper se 3000 qytetet dhe fshatrat e vendit tone. Mbi kete baze do te krijohen shume tabela te cilat do permbajne informacion mbi situaten e aresimimit, punesimit, strehimit e shume te tjera. Si mund te sigurohet Instituti I Statistikave qe asnje person nuk eshte harruar?
Shume kohe me pare se te nise regjistrimi i popullsise, INSTAT ka filluar te mbledhe, te krahasoje dhe te perditesoje harta te detajuara per ato zona ku ato ekzistojne. Keto harta duhet te jene shume te detajuara me qellim te tregojne ne menyre te kenaqshme cdo shtepi e banese. Mbi keto harta topografet e INSTAT kane vizatuar kufijte e zonave qe do te mbulohen nga nsecili anketues. Zonat jane percaktuar ne menyre te tille qe te jete sa me e lehte te dallohen ne terren. Per kete qellim jane shfytezuar kufij natyrale lehtesisht te dallueshem, si rruge apo ujesjellesa. Ne secilen zone jane rreth 80-100 familje, qe eshte edhe numri i familjeve qe do te intervistoje secili anketues brenda afateve te caktuara.
Para fillimit te intervistave anketuesit prezantohen tek kryepleqte e fshatrave ose autoriteteve te tjera lokale. Ata gjithashtu do te takohen me anketuesit te zonave fqinje me ta per te vendosur ne raste te dyshimta se cili prej tyre do te kujdeset per kete apo ate ndertese. Per cdo banese ne territorin e tyre anketuesit duhet te marrin lejen e banoreve per te vendosur nje ngjites me numer prane ose mbi deren e baneses. Kjo do te tregoje se cila banese eshte mbuluar dhe do t’I tregoje menjehere nje anketuesi te dyte se kolegu I tij ka qene tashme aty. Nqse nje banese nuk ka ngjites, nderkohe qe te gjithe fqinjet mbajne nje te tille, banesa mund te jete harruar. Nqse ju jetoni ne nje banese te tille ju lutem kontaktoni me anketuesin e zones ose informoni Zyren e Regjistrimit ne Bashkine apo Komunen tuaj!
INSTAT e ka patur te pamundur te siguroje harta te detajuara per disa pjese te Shqiperise qe i perkasin kryesisht zonave rurale. Ne keto raste INSTAT ka mbledhur dhe rishikuar Listat e Kryefamiljareve te cilat i ka vene ne dispozicion te anketuesve te ketyre zonave. Detyre e rendesishme e anketuesit eshte qe te lokalizohen keto familje atje ku ato jetojne dhe te vendosen ngjiteset edhe mbi banesat e tyre. Perseri,nqse ju nuk shihni nje anketues apo nje shtepi nuk ka ngjitese, ju lutem kontaktoni me personelin e regjistrimit te zones tuaj.
Mund te ndodhe qe asnje nga banoret e nje banese nuk eshte ne shtepi ne kohen kur anketuesi troket ne ate banese. Ne keto raste ai (anketuesi) do te lere nje mesazh te shkryar duke thene se kur do te kthehet perseri. Anketuesi do te kthehet te pakten tre here per te mbledhur infomacionin ne ate banese.
Ndonese behen te gjitha perpjekjet, ka shume mundesi qe disa njerez apo familje te mos anketohen, ndersa nie numer i vogel i tyre te anketohen dy here. INSTAT po ben te gjitha perpjekjet qe te mbaje normen e gabimit sa me ulet qe te jete e mundur, por ne fund te fundit gjithcka varet nga gatishmeria e cdo personi ne Shqiperi per te bashkepunuar ne kete detyre te madhe. Te jesh i anketuar ne menyre korrekte eshte ne interesin e gjithesecilit. Qellimi i vetem i regjistrimit te popullsise eshte njohja me e mire e kushteve ne vend ne menyre qe politikat dhe planifikimet te behen sa me efektive dhe njerezit te ndihmohen atje ku ata jane. Kjo eshte e domosdoshme per te permiresuar situaten me shkollat, rruget, energjine elektrike, sherbimin telefonik,, sherbimet mjekesore dhe shume sherbime te tjera nga qofshin ato detyre e strukturave qeveritare apo te realizuara nga subjekte private.