Regjistrimi I Pergjithshem I Popullsise dhe i Banesave Prillit 2001 eshte nje program i kushtueshem. Per realizimin me sukses te ketij projekti kerkohet angazhim dhe nje pune shume e madhe nga Instituti i Statistikes, nga organet e pushtetit qendror dhe lokal dhe nga rreth 13.000 personat e rekrutuar per kete qellim.

 

Perse duhet te shpenzohen kaq shume para dhe pune, vetem per te mbledhur ca te dhena statistikore?

 

Nje planifikim kombetar i kujdesshem dhe i sakte do te ishte i pamundur neqoftese nuk njihen mire shperndarja dhe karakteristikat kryesore te popullsise per te gjithe territorin e vendit. Keto te dhena jane thelbesore per:

Qeverine – regjistrimi i pergjithshem i popullsise dhe banesave krijon fondin e popullsise, ndertesave dhe banesave te nje vendi dhe e azhornon ate zakonishte cdo dhjete vjete. Regjistrimi i pergjithshem i popullsise dhe banesave eshte baza per krijimin e nje kujtese kolektive qe dokumenton evolucionin demografike, social dhe ekonomik te Shqiperise. Mbi kete baze qeveria mund te hartoje politikat e zhvillimit te vendit. Te akordoje ne menyre sa me te drejte fondet per sherbimet publike: transportin publike, ndertimin e shkollave te reja, parqeve, vendeve te argetimit per femije, ndertesave publike, rrugeve te reja dhe shume projekteve te tjera.

Organizatat jo qeveritare – perdorin rezultatet e regjistrimit per te planifikuar dhe zhvilluar programet e sherbimeve sociale: qendrat e kujdesit te femijeve, qendrat e kujdesit per te moshuarit, programet e sensibilizimit per te rinjte etj.

Bizneset, perfshire edhe investitoret e huaj. Bizneset i perdorin te dhenat per te shperndare sa me mire kapitalet qofte financiare po ashtu edhe ato njerzore, per te shperndare pikat e shitjes. Gjithashtu per te gjetur pozicionin me te mire per nje banke, nje teater nje kinema, zyrat e punesimit etj.

Per shembull, neqoftese nje kompani deshiron te ndertoje diku nje fabrike, per te eshte e rendesishme te dije nese ne ate zone ka nje rezerve fuqie punetore te pergatitur, te kualifikuar dhe qe kerkojn pune. Ne menyre te ngjashme, neqoftese ka nje program qeverie per te ndertuar ose rikonstruktuar shkolla, prioritet duhet t’u jepet atyre zonave e paresore behet dhenia per zonat ku ka me shume femije qe nuk ndjekin shkollen.

Ne kete menyre mblidhet informacion mbi zonat me nevojat me urgjente per permiresimin e sherbimit mjeksor, ndersa te dhenat mbi kushtet e banimit tregojne se ku mungon uji i pishem ose ku ka dyndje me te madhe banimi.

 

 

            Ne Shqiperi nevoja per nje regjistrim te popullsise eshte ndoshta me e rendesishme se kudo tjeter. Ngjarjet ne vitet e fundit kane influencuar shume shperndarjen gjeografike te popullsise. Shume kane levizur nga zonat rurale drejt qyteteve. Te tjere kane larguar jashte, ndersa te huaj jane vendosur ketu. Ka gjithashtu nje zhvillim te rendesishem ne lindshmerine sepse vihet re qe prinderit me moshe mbi mesataren kane me pak femije se me pare. Ndryshimet e thella ne sisemin shendetesor gjithashtu kane ndikuar mbi shperndarjen moshore. Perfundimi i regjistrimit te popullsise do t'i jape pergjigje disa pyetjeve te rendesishme mbi keto probleme te ndryshme. Ai do te kete nje efekt te menjehershem mbi politikat, por gjithashtu do te siguroje material per thellim te metejshem te studimeve.

 

Nga kendveshtrimi statistikor nje regjistrim popullsie siguron nje "kornize te kenaqshme kampionesh". Studimi i kampioneve mund te sjelle disa pyetje te panjohura gjate regjistrimit, per arsye te nevojes per te kufizuar pyetesorin, ose meqenese pyetjet jane shume komplekse. Mbi bazen e pjeses se njohur te zgjedhjes (perqindja e atyre qe i pergjigjen regjistrimit te perfshire ne zgjedhje), rezultatet e zgjedhjes atehere mund te zmadhohen per te fituar forma kombetare.

 

Per kete arsye Qeverite e te gjitha vendeve e konsiderojne regjistrimin e pergjithshem te popullsise dhe banesave nje prioritet.

 

OKB u rekomandon:

Te gjitha vendeve te botes te kryejne regjistrimin rreth vitit 2000. Ne kete menyre mund te krijohet nje fond boteror i popullsise dhe banesave.