Turizmi

Metodologji

 

Informacioni statistikor për aktivitetin turistik merre te dhena mbi numrin e hoteleve, dhe kapacitetin e tyre (dhoma, shtretër) si dhe në frekuentimin e tyre nga të huaj e shqiptarë. Po ashtu nëpërmjet programit statistikor çdo tremujor, nga Ministria e Rendit Publik merren të dhëna mbi numrin e hyrjeve dhe daljeve në kufi sipas mënyrës së udhëtimit, të shtetasve të huaj dhe shqiptarë. Për shtetasit e huaj merren të dhëna edhe mbi qëllimin e udhëtimit dhe shtetësinë e tyre.

 

Përkufizime

 

Turizëm

 

Turizmi përfshin aktivitetet e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende të ndryshme nga vendi i qëndrimit të tyre të zakonshëm për një periudhë jo më të gjatë se një vit kalendarik dhe qellimi i këtij udhëtimi është kohë e lirë, biznes e të tjera.

 

Vizitor

 

Për qëllime të statistikës së turizmit, termi "vizitor" përfaqëson një "person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vëndin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse"
Të gjithë udhëtarët që përfshihen në turizëm janë vizitorë. Termi "vizitor" përfaqëson konceptin bazë për gjithë sistemin e statistikave të turizmit. Termi "vizitor" per qellime te statistikave dhe dhe në perputhje me format e turizmit klasifikohet më pas në dy kategori: "turistë (vizitorë me neteqendrim )" dhe "vizitorë ditorë"

 

Turist

 

Quhet një vizitor i cili kalon të paktën një natë në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.

 

Vizitor ditor

 

Quhet  një vizitor i cili nuk kalon natën në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.

 

Sipas formave të turizmit vizitorët mund të klasifikohen në:

 

Vizitorë ndërkombëtarë

 

  • Turistë (vizitorë me neteqendrim)
  • Vizitorë ditorë

 

 Vizitorë të brendshëm

 

  • Turistë (vizitorë me neteqendrim)
  • Vizitorë ditorë

 

Hotel

 

Në këtë grup perfshihen hotelet, motelet, hotelet anës rrugës, hotelet e plazhit etj që ofrojnë më shumë shërbime hoteliere se rregullim e pastrim dhome dhe lehtësira sanitare.

Parathënie

 

Objektivi i statistikave të turizmit ështe të publikojë informacion statistikor me cilësi mbi turizmin dhe te harmonizuar me standartet europiane sipas direktives se Këshillit Nr. 95/57/EC mbi mbledhjen e informacionit statistikor në fushën e turizmit.

Statistikat e turizmit trajtohen në dy drejtime. Një drejtim është kapaciteti dhe frekuentimi i njësive akomoduese dhe ana tjetër janë hyrjet-daljet e shtetasve, të huaj apo shqiptare sipas pikave kufitare dhe sipas mjetit të udhëtimit; Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit dhe shtetit.
Të dhëna mbi kapacitetin dhe frektuenimin e njësive akomoduese (si numri i dhomave, shtretërve, klientëve, netëqëndrimi, punësimi, pagat etj, të dhëna të cilat merren nga vrojtimi pranë ndërmarrjeve tremujor (ATN) dhe vjetor (ASN), përkatësisht në rubrikat specifike: Tregues specifike mbi hotelet  janë përshkruar në temën 3.02.01.01 Statistikat afatshkurtra të Ndërmarrjeve).

INSTAT mbledh  përpunon dhe publikon informacion mbi statistikat e turizmit. Burimi i këtyre të dhënave është administrativ dhe vijnë nga Ministria e Brendshme-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Treguesit janë:
Hyrje-daljet në kufi të shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas pikave kufitare
Hyrje-daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas qëllimit të udhëtimit
Hyrje-daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas qëllimit të udhëtimit;
Përpunimi dhe publikimi i të dhënave specifike mbi hotelet dhe njësitë e tjera të akomodimit, bazuar në rezultatet nga vrojtimet statistikore.

RSS për këtë temë