Transporti

Shifrat

Kalendari

DataTemaSubjektiPeriudha
18-05-2017TransportiAksidentet rrugorePrill 2017
29-05-2017TransportiTransportiPrill 2017
21-06-2017TransportiAksidentet rrugoreMaj 2017

Metodologji

 

Transporti ajror

 

Të dhënat mbi transportin ajror mbulojnë aktivitetet e shoqërive të përbashkëta ashtu dhe të huaja që operojnë në vëndin tonë.

 

Transporti detar

 

Transporti detar përfshin transportin me det të mallrave dhe pasagjerëve. Trafiku detar i pasagjerëve  pasqyron trafikun ndërkombëtar. Seria e të dhënave të publikuara përfshin numrin e pasagjerëve të hipur ose të zbritur në portet e Shqipërisë, si me tragetet tona ashtu dhe ato te huaja.

 

Transporti hekurudhor

 

Gjatësia e linjës hekurudhore përfshin  vetëm gjatësinë e linjës në shrytëzim. Numri i udhëtarëve dhe udhëtarë-kilometrave llogariten mbi bazën e biletave të shitura sipas kategorive tarifore.

 

Transporti i naftës me tubacione

 

Volumi i transportit të naftës me tubacion, i shprehur në ton-km, është llogaritur duke marrë për bazë gjatësinë e tubacionit ku kalon nafta që transportohet. Transporti i naftës me tubacion është vetëm transport nacional.

 

Transporti rrugor

 

Të dhënat mbi numrin e mjeteve të transportit rrugor i referohen si atyre private ashtu dhe atyre shtetërore. Numri tyre jep gjendjen në fund të periudhës.
Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet që shkaktojne vdekje apo plagosje.

 

Përkufizime

 

Transport ajror

 

Pasagjerë të transportuar

 

class="normalText">Pasagjerë të transportuar  do të quhen të gjithë pasagjerët udhëtimi i të cilëve fillon ose mbaron në aeroportin raportues.

 

Mallrat e transportuar

 

Në mallrat e transportuar përfshihet çdo ngarkesë e ngarkuar në avion ose e shkarkuar prej tij , duke përjashtuar bagazhet e pasagjerve dhe postën.

 

Transport detar

 

Porti i ngarkimit

 

Porti i ngarkimit quhet porti ku mallrat ngarkohen në anije dhe transportohen prej saj.

 

Porti i shkarkimit

 

Porti i shkarkimit quhet porti ku mallrat janë shkarkuar nga anija pasi janë transportuar prej saj.

 

Transport ndërkombëtar detar

 

Transport ndërkombëtar detar quhet transporti detar mes dy porteve i lokalizuar në dy vënde të ndryshme.

 

Pasagjer detar

 

Pasagjer detar konsiderohet çdo person , i cili bën udhëtim  në një anije. Personeli i shërbimit të anijes nuk regjistrohet si pasagjerë.

 

Pasagjerë të embarkuar (të dalë)

 

Pasagjerë të embarkuar janë pasagjerë , të cilët kanë hipur në anije dhe transportohen prej saj.

 

Pasagjerë të disembarkuar janë pasagjerë të zbritur nga anija pasi janë transportuar prej saj.

 

Transport hekurudhor

 

Hekurudhë

 

Linja e komunikimit me hekurudhë kryesihst për përdorim të mjeteve hekrudhore.

Transport hekurudhor

 

Çdo lëvizje e mallrave dhe/ose pasagjerëve duke përdorur një mjet hekurudhor në rrjet hekurudhor të dhënë.

 

Pasagjerë të transportuar

 

Pasagjerë të transportuar me hekurudhë do të quhet çdo pasagjer që udhëton me mjetin hekurudhor, duke përjashtuar personat e destinuar për shërbime në tren.

 

Ton-kilometër

Njësia e matjes përfaqësuese për lëvizjen e një ton të vlefshëm në një vagon (mallra apo pasagjerë) në një distance prej një kilometre.

 

Pasagjerë  me hekurudhë

 

Çdo pasagjerë, duke përjashtuar anëtarët e ekipit të trenit , të  kryejnë një udhëtim me tren.

 

Mallra të transportuara

 

Mallra të transportuara me hekurudhë do të quhet çdo lëvizje malli që kryhet me mjet hekurudhor, duke përfshirë këtu dhe ambalazhin dhe paisjet  siç janë konteinerët, paletet si dhe mjetet rrugore të mallrave të transportuara me hekurudhë.

 

Transport rrugor

 

Veturë pasagjerësh

 

Veturë pasagjerësh quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh , në të cilin numri i vëndeve të uljes (duke përfshirë dhe shoferin ) nuk e kalon numrin 9.

 

Autobus

 

Autobus quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh , me numrin e vëndeve të uljes (duke përfshirë dhe vendin e shoferit) me më shumë se 9.

 

Aksidente në qarkullimin rrugor


I vdekur nga aksidenti në rrugë quhet çdo person i cili ka vdekur menjëherë ose brënda 30 ditëve si rezultat i aksidentit.
I plagosur konsiderohet çdo person , i cili nuk ka vdekur por ka marrë plagë të lehta apo të rënda si rezultat i aksidentit.

 

Transport  me tubacion

 

Tubacion nafte

 

Tubacion nafte quhen tubacionet që shërbejnë për lëvizjen e naftës bruto dhe të rafinuar, ose produkteve të lëngshme të saj nëpërmjet shtytjes.

 

Rrjeti i tubacioneve

 

Të tubacionet në një sipërfaqe të dhënë.

Kjo temë përfshin aktivitetet që kryhen në:

 

  • Transportin rrugor

  • Transportin hekurudhor

  • Transportin detar

  • Transportin ajror

 

Statistikat e Transportit përfshijnë një sistem të gjerë informacioni mbi  transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Infrastrukturën e linjave rrugore, hekurudhore etj si dhe mjetet për çdo lloj transporti në nivel kombëtar dhe rajonal. Gjithashtu, statistikat e transportit mbulojnë dhe matjen  e trafikut rrugor dhe hekurudhor.

Transporti ajror civil ndërkombëtar kryhet nëpërmjet aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas, i vetmi aeroport që kryen transport të këtij lloji.
Transporti detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet 4 porteve : Durrësi, Vlora, Saranda dhe Shëngjini.

Porti më i madh dhe më i rëndësishëm është ai i Durrësit ,
Gjatësia e linjës hekurudhore në shfrytëzim, është 399 kilometra. 
Përdorimi gjithnjë e më shumë i transportit rrugor privat është shoqëruar me një numër të madh mjetesh rrugore në vazhdimësi.
Numri i aksidenteve në trafikun rrugor ka shënuar rritje në vazhdimësi.

Burim kryesor informacioni janëminitritë e linjës prodhuese të këtyre informacioneve, si Ministria e Punë Publike dhe Transportit dhe Ministruia e Brendshme.