Shpenzimet e Konsumit dhe Statistikat Financiare dhe Bankare

Shpenzimet e Konsumit

 

Parathënie

 

Të dhënat e anketës së kryer në vitin 2006-2007 me një kampion prej rreth 5600 familjesh, bëjnë të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të familjeve shqiptare. Në periudhën e referencës shpenzimet mesatare mujore për konsum  të familjeve vlerësohen në shifrën 69 mijë lekë, duke pasur parasysh se një familje në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 4 persona.
Nëse konsiderojmë shpenzimet mesatare mujore për konsum për frymë në periudhën një-vjecare 2006-2007, rezulton se një individ në Shqipëri konsumon mesatarisht rreth 17 mijë lekë në muaj nga të cilat 9 mijë lekë për konsum ushqimor dhe pjesa tjetër për konsum jo-ushqimor.
Ushqimi (pa përfshirë pijet alkoolike), mbetet një element i rëndësishëm në buxhetin familjar, duke zënë 47.6 për qind të tij. Në këtë grup, peshën më të madhe e zë shpenzimi për "Mish dhe nënprodukte", që përbën rreth 22.5 për qind të buxhetit brenda këtij grupi. Produktet që vijnë më pas, për nga vlera e shpenzuar janë "Qumështi, vezët dhe nënproduktet e tij" me një peshë prej 16.1 për qind si dhe "Bukë dhe drithëra" me 15.5 për qind. Vijojnë nëngrupet: perime, që zënë 14 për qind të këtij grupi dhe fruta, që zënë 8.8 për qind.
Anketa e buxhetit të familjes mundëson analizën e të dhënave statistikore sipas prefekturave të vendit. Nga rezultatet e dala shohim se prefektura e Tiranës shënon konsumin më të madh me 83,817 Lekë. Me pas vjen prefektura e Durrësit dhe ajo e Gjirokastrës, përkatësisht me 82,905 Lekë dhe 82,815. Prefekturat me nivelin më të ulët të konsumit janë Dibra dhe Berati, respektivisht me 51,262 dhe 54,146 Lekë.
Niveli dhe struktura e shpenzimeve për konsum ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe përbërjes familjare. Familjet e përbëra nga një person i vetëm dhe çiftet pa fëmijë, shpenzojnë më shumë për ushqim krahasuar me tipet e tjera të familjeve. Gjithashtu, familjet me një person të vetëm dhe çiftet pa fëmijë shpenzojnë më shumë se tipet e tjera të familjeve për kujdes shëndetësor dhe për banesën.
Një përpjekje për të krahasuar evolucionin e konsumit nga viti 1999-2000, kur është kryer anketa paraardhëse e buxhetit të familjes por vetëm për zonën urbane të Shqipërisë, në krahasim me përfshirjen totale të territorit të vendit në 2006-2007, nxjerrim si rezultat se konsumi mesatar mujor për frymë ka pasur një rritje prej rreth 2 herë. Duke patur parasysh efektin inflacionist në periudhën 2000-2007, mund të arrijmë në konkluzionin se shpenzimet reale për frymë për konsum janë rritur rreth 1.8 herë.

 

Burimi

 

Anketa e Buxhetit të Familjeve, 2006 - 2007
Anketa Urbane e Buxhetit të Familjes 1999-2000, INSTAT

 

Statistikat Financiare dhe Bankare

 

Të dhënat për Statistikat Bankare janë marrë nga Buletini Tremujor dhe Vjetor i Bankës Qendrore të Shqipërisë. Statistikat  Financiare  janë marrë nga Buletini Tremujor dhe Vjetor "Statistikat Fiskale të Qeverisë" që botohen nga Ministria e Financave.

 

Përkufizime

 

Këtu më poshtë jepen disa përkufizime të bazuara në botimin e Ministrisë së Financave
"Statistikat fiskale të qeverisë", nga ku edhe merren treguesit përkatës.
Metodologjia e përdorur është Cash Base.
Buxheti i Konsoliduar pasqyron të ardhurat, shpenzimet dhe defiçitin nga aktiviteti i institucioneve publike dhe rajonale pa transferimet reciproke midis tyre.
Të ardhurat gjithsej përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burime të ndryshme  tatimore, jotatimore dhe ndihmat, duke përjashtuar të ardhurat nga privatizimi, të cilat janë konsideruar si financim për defiçitin.
Ndihmat janë të ardhurat që vijnë nga ndihmat që jepen nga qeveritë e shteteve të tjerë dhe donatorë të ndryshëm.
Të ardhura Tatimore janë të ardhura që merren nga vjelja e të gjitha llojeve të taksave dhe tatimeve që zbatohen.
Të ardhura nga Buxhetet e Pavarura, duke i qëndruar besnike skemës aktuale, përfshijnë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetsore.
Të ardhura Jotatimore janë të ardhura të tjera që merren nga burime të ndryshme si aktiviteti ekonomik i sektorit buxhetor, transferim fitimi nga Banka e Shqipërisë, etj.
Shpenzimet gjithsej janë pagesat e pakthyeshme të qeverisë për blerjen e mallrave, shërbimeve, për transfertat dhe pagesat e interesave, për realizimin e funksioneve të shtetit.
Shpenzimet Korrente përfshijnë shpenzimet për shërbimet dhe sendet e konsumueshme (të konsumueshme në më pak se një vit) që janë të domosdoshme për kryerjen e operacioneve të qeverisë. Subvencionet, pagesat e interesit, etj. përfshihen në këtë kategori.
Shpenzimet Kapitale përfshijnë vetëm shpenzimet për sendet dhe shërbimet me afat përdorimi mbi një vit. Këtu futen pagesat për përftimin e sendeve me afat të gjatë përdorimi, mjetet e kapitalit fiks si dhe pagesat për zëvendësimin e mjeteve themelore të shkatërruara.
Defiçiti Buxhetor është tejkalimi i shpenzimeve mbi të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Financimi i Defiçitit është përdorimi i fondeve hua  për të mbuluar shpenzimet qeveritare që nuk financohen nga të ardhurat.
Financimi i Jashtëm i Defiçitit është përdorimi i burimeve në formën e detyrimeve neto të krijuara gjatë një viti fiskal të qeverisë ndaj personave jorezidentë, institucioneve, qeverive të huaja, etj.
Financimi i Brendshëm i Defiçitit është përdorimi i burimeve në formën e detyrimeve neto të krijuara gjatë një viti fiskal të qeverisë ndaj personave rezidente, institucioneve brenda vendit, etj.

 

Përkufizime

 

Më poshtë jepen disa përkufizime të bazuara në botimin e Bankës së Shqipërisë "Buletini ekonomik"
Paraja Jashtë Bankaveështë diferenca ndërmjet parasë në qarkullim me paranëcashnë arkat e bankave që mbajnë depozita.
Rezervat e Tepërta dhe Rezerva e Detyrueshmepasqyrojnë gjendjet e llogarive në fund të periudhës të bankave që mbajnë depozita të hapura në Bankën e Shqipërisë.
Depozitat pa Afatjanë ato depozita të cilat klienti mund ti tërheqë në çdo kohë ose që mund ti përdorë për të bërë pagesa të ndryshme.
Depozitat me Afatjanë ato që mund të tërhiqen pas një periudhë të caktuar, të shpallur, në se kërkohet të merret interes i plotë nga ato.
Depozitat në Valutëpërfshijnë si ato me afat dhe ato pa afat, vetëm se arkëtimi i tyre dhe pagesa bëhet në valutë.
Agregati M1është shumë e zërit"paraja jashtë bankave"me zërin"depozita pa afat".
Agregati M2është shumë eagregatit M1me zërin"depozita me afat".
Agragati M3është shumë eagregatit M2me zërin"depozita në valutë".
Shpejtësia e Parasëështë raporti midis prodhimit të përgjithshëm të brendshëm (nominal) të realizuar në katër tremujoret e fundit me gjendjen eagregatit M1,M2,M3në fund të periudhës.
Norma e Rifinancimitështë norma e interesit me të cilën Banka e Shqipërisë krediton bankat e nivelit të dytë.
Norma e Depozitave(12 mujore)deri në vitin 1995 tregonte nivelin dysheme të vendosur nga Banka e Shqipërisë për normën e interesit për depozitat me afat maturimi dymbëdhjetëmujor në lekë. Pas asaj kohe tregon përqindjen mesatare të ponderuar për depozitat e reja me maturim dymbëdhjetemujor.
Norma e Kredisë (12 mujore) para vitit 1995 ka qenë orientuese nga Banka e Shqipërisë, pas asaj kohe tregon mesataren e ponderuar për kreditë e reja me afat maturimi dymbëdhjetemujor.

 

Parathënie

 

Tregu i sigurimeve është i lidhur me shkallën e zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë. Ky treg zë peshën kryesore në tregjet financiare jobankare. Megjithe sfidat dhe problemet , se fundi ky treg ka qenë subjekt i një tendence positive zhvillimi dhe paraqet një potencial të madh për zgjerimin cilësor dhe sasior. Ky potencial bazohet në kushtet e favorshme ekonomike, sistemin e përmirësuar të rregullim-mbikqyrjes, shkallën e ulët të penetrimit të tregut si dhe një komunitet biznesi dhe popullsi dinamike e lehtësisht të adaptueshme. Është për t'u theksuar interesimi në rritje i investitorëve të huaj për tregun e sigurimeve.
Struktura e primeve , megjithëse në përmirësim, përbëhet nga sigurimi i detyrueshëm motorrik. Sigurimet e jetës zënë një peshë të vogël në totalin e sigurimeve.

 

Burimet e të dhënave

 

Autoriteti i mbikqyrjes se sigurimeve

RSS për këtë temë