Pagat dhe Kosto e Punës

Metodologji

 

Paga mesatare mujore- është paga bruto që merr një i punësuar në sektorin shtetëror për punën që ka kryer. Ajo përbëhet nga:

- Paga bazë për punën e kryer

- Shtesa mbi pagë për funksione drejtuese

- Shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë

- Shtesa mbi pagë për vështirësi në punë

- Shtesa të tjera të rregullta (tituj, grada etj.)

Në pagën mesatare mujore bruto nuk zbriten kontributet personale dhe tatimi mbi të ardhurat.

Ndryshimi i pagës reale- shpreh raportin e ndryshimit mesatar të pagave dhe çmimeve gjatë periudhës që shqyrtohet.

Paga minimale mujore- është paga më e ulët e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve

Të dhënat për pagat sipas aktiviteteve ekonomike vlerësohen sipas të dhënave të Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve. Njësitë e vrojtimit janë ndërmarrjet aktive jo-bujqësore në Shqipëri për të gjitha format legale (nuk përfshihen aktivitetet financiare, arsimi, shëndetësia dhe kultura). Klasifikimi i ndërmarrjeve është bërë sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.1.1. Popullsia është bazuar në ndërmarrjet, të cilat sipas regjistrit statistikor, ishin aktive në dhjetor të vitit referues. Për ndërmarrjet me 1-9 të punësuar është marrë kampion me zgjedhje për anketim. Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht.

Paga dhe trajtime -përfshin fondin e pagave dhe shpërblimet e trajtimet në lekë apo natyrë (të vlerësuar në lekë) paguar të gjithë të punësuarve, në këmbim të punës së kryer gjatë periudhës referuese.

Paga mesatare mujore për të punësuar -është raporti i pagës dhe trajtimeve mujore me numrin e të punësuarve.

Numri i të punësuarve -përfshin të gjithë personat që punojnë në ndërmarrje si të punësuar me pagesë.

 

Anketa e Kostove të Punës

Informacioni mbi strukturën e kostove të punës mblidhet nëpërmjet Anketës së Kostove të Punës e cila u krye për herë të parë në vitin 2013. Të dhënat e mbledhura janë të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Kjo anketë kryhet një herë në katër vjet

Si bazë e zgjedhjes për AKP 2013 shërbeu Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve. Fusha e mbulimit të anketës së kostove të punës janë ndërmarrjet me dhjetë të punësuar e më shumë të cilat ishin aktive në fund të vitit 2012, sipas të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç aktivitetit bujqësor dhe aktiviteteve të familjeve si punëdhënës, aktivitetet e prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet, si dhe aktivitetet e organizatave dhe organizmave ndërkombëtare. Viti i referencës  për Anketën e Kostove të Punës 2013 është viti financiar 2012. Kampioni i ndërmarrjeve për Anketën e Kostove të Punës 2013 ishte 2.383 ndërmarrje. Anketa e Kostove të Punës e vitit 2013 u parapri nga një anketë pilot e kryer në vitin 2012 në 263 ndërmarrje.

 

 

 

Parathënie

 

Qëllimi  kryesor i mbledhjes së informacionit mbi pagat është vrojtimi i nivelit, shpërndarjes dhe ndryshimit të pagave përgjatë një viti. Këto statistika ofrojnë një mundësi për të krahasuar pagat në industri të ndryshme dhe për grup-profesione të ndryshme. Rritja reale e pagave dhe hendeku gjinor i pagave janë gjithashtu të një rëndësie të veçantë për monitorimin e treguesve ekonomikë dhe që përdoren nga politikë-bërësit, punëdhënësit dhe sindikatat për të vlerësuar kushtet e kërkesës dhe të ofertës për punë.

 

Të dhënat për pagatmblidhen ngady burime kryesore: të dhënat administrative dhe të dhënat nga anketat pranë ndërmarrjeve.

Pagat sipas burimeve administrative në Shqipëri i referohen pagës minimale zyrtare dhe pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror. Të dhënat mbi pagat në sektorin shtetëror mblidhen nga INSTAT me periodicitet tremujor. Këto të dhëna japin informacion të hollësishëm për çdo grup-profesionesh sipas Nomenklaturës Ndërkombëtare të Profesioneve (ISCO-08). Çdo fund viti, të dhënat për pagën mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror, jepen të detajuara edhe për çdo aktivitet ekonomik duke u bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (NACE).

Pagat sipas Anketës Strukturore të Ndërmarrjeveparaqesin pagën mesatare bruto për një të punësuar me pagë sipas aktiviteteve ekonomike që mbulon kjo anketë (Industri, Transport e Telekomunikacion, Tregti dhe disa sektorë të Shërbimeve).

 

Të dhënat mbi koston e punës mblidhen nëpërmjet Anketës së Kostove të Punës. Kjo anketë ka si objektiv kryesor matjen e nivelit dhe të strukturës së kostove të punës, ose shpenzimet totale që bëjnë punëdhënësit për stafin e punësuar.

Përveç komponentëve të pagave si: shpërblimet, bonuset, pagesat për ditët kur punonjësi nuk ka punuar, si dhe pagat dhe rrogat në natyrë), përfshihen dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga punëdhënësi. Gjithashtu mblidhet informacion dhe për shpenzimet e trajnimit profesional dhe taksat dhe subvencionet në lidhje me punësimin e personelit. Në të njëjtën kohë, anketa merr informacion mbi numrin e të punësuarve me kohë të plotë dhe numrin e orëve të punës të paguara. 

 

Pagat

Kosto e Punës 2013



Baza e te dhënave statistikore