Kultura

Methods

Parathënie

 

Statistikat për Kulturën dhe Artin, institucionet, objektet dhe aktivitetet e tyre, ndihmojnë për njohjen dhe vlerësim më të mirë të kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Për vetë karakterin shoqëror dhe specifik që kanë, institucionet dhe aktivitetet e Kulturës dhe Artit janë të lidhura gjithmonë me mbështetjen e shtetit, sidomos  financiare, e cila varet nga niveli i zhvillimit ekonomik të vendit. Aktualisht Kultura dhe Arti vazhdojnë të mbeten në vështirësi dhe shumë aktivitete të rëndësishme si teatrot, estrada, prodhimi dhe çfaqja e filmave, gjendja dhe mbrojtja e shumë monumenteve të kulturës, muzeumet e rretheve janë në gjendje të pakënaqshme. Në vitet e fundit ka përpjekje nga disa institucione të rëndësishme kombëtare për të dalë nga gjendja e vështirë, për të gjetur identitetin dhe vizitorin e spektatorin si Muzeumet Kombëtare, Biblioteka Kombëtare, Galeria Kombëtare e Arteve, etj.
Në tre vitet e fundit më me sukses paraqitet ngritja e stacioneve Televizive dhe të Radiove private, megjithëse ato janë kthyer në konkurentet më të mëdha dhe më të suksesshme në fushën e Kulturës dhe të Artit. Pasurinë dhe vlerat kulturore e artistike të vendit e përfaqësojnë Monumentet e Kulturës, Muzeumet, Bibliotekat, Teatrot dhe Estradat, Galeritë e Arteve, Stacionet Televizive dhe të Radiove, prodhimi i filmave dhe kinemaja, koncertet dhe festivalet, botimet e librave dhe periodikëve, njësitë e shitjes së objekteve artistike, etj. sëbashku me Edukimin Fiziko-Sportiv.


Burimet e të dhënave

 

"Prijës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve", gusht 2000.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve