Informacioni Ekonomik për Ndërmarrjet

Shifrat

Kalendari

DataTemaSubjektiPeriudha
05-12-2014Informacioni Ekonomik për Ndërmarrjet Përmbledhëse mbi Rezultatet e ASN2013
23-12-2014Informacioni Ekonomik për Ndërmarrjet Indeksi i Tregtisë me PakicëT3-2014
23-12-2014Informacioni Ekonomik për Ndërmarrjet Statistikat AfatshkurtraT3-2014

Kjo temë përfshin informacion mbi:

 

Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve

 

Statistikat Strukturore vjetore të Ndërmarrjeve përmbajnë të dhëna të detajuara për aktivitetet ekonomike (jo bujqësore), sipas degëve  të ekonomisë dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve në nivel vendi. Një numër i madh variablash sigurohen nëpërmjet kryerjes së vrojtimit vjetor strukturor pranë ndërmarrjeve (ASN). Statistikat strukturore të ndërmarrjeve japin një përshkrim të strukturës ekonomiko-financiare të ekonomisë nëpërmjet vrojtimit të aktiviteteve të njësive të angazhuara në një aktivitet ekonomik. Përcaktimi i prioriteteve bëhet në përputhje me Rregulloren e Këshillit, (EC, Euratom) No.58/97, 20 dhjetor 1996, e amenduar me Rregulloren e Këshillit Europian, Nr 295/2008 lidhur me Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve.

 

Statistikat aftashkurtra (përfshi Tregtinë me Pakicë)

 

Statistikat afatshkurtra përfshin prodhimin e indikatorë mujore dhe tremujorë, si indeksi i shifrës së afarizmit, indeksi i prodhimit, prodhimi në ndërtim, indeksi i punësimit, indeksi i pagave atj. Instituti i Statistikave  mbledh, përpunon dhe publikon të dhëna statistikore afatshkurtra në përputhje me rregulloren Europiane të Statistikave Afatshkurtra, Nr1165/98 datë 19.05.1998, amended me regulloren 1503/2006. Statistikat afatshkurtra mbulojnë aktivitetet si Industri, Ndërtim, Tregti dhe Shërbime.
Statistikat afatshkurtër me anë të indikatorëve të prodhuar japin informacion mbi trendin e zhvillimit te ekonomis pë periudh atë shkurtra kohore. Ndihmon qeveritarët për hartimin e politikave, në analiza shkencore, etj.

Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve

Tregtia me Pakicë

Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve



Baza e te dhënave statistikore