Bujqësia

Shifrat

Kalendari

DataTemaSubjektiPeriudha
19-12-2014BujqësiaPublikimi i të dhënave të Regjistrimit të Njësive Ekonomike Bujqësore2013

Metodologji

 

Blegtoria

 

Numri i Krerëve  të blegtorisë përfaqëson  numrin e krerëve  sipas kategorive përbërëse të njësisë, të patura gjendje  gjatë  një viti kalendarik.     
Vlerësimi i numrit të krerëve  është bazuar në lëvizjen e blegtorisë  për secilën kategori të gjedhëve, të leshtave  të dhirtave, dhe derrave.
Vlerësimi i prodhimit të qumështit nga lopët është bërë duke u bazuar në numrin mesatar vjetor të tyre, që rezulton nga lëvizja e blegtorisë, dhe në rendimentin mesatar të qumështit për lopë të kalkuluar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve. I njëjti arsyetim është ndjekur edhe për prodhimin e qumështit nga delet dhe dhitë. Numri i krerëve i referohet gjëndjes  1 Janar  - 31 Dhjetor .
Vlerësimi për prodhimin e mishit për secilën kategori është bazuar në përllogaritjet e bëra për levizjen e blegtorisë, pra në numrin e krerëve të skartuar dhe në peshën mesatare për krerët e therur. Numri i krerëve i referohet  gjëndjes  l Janar - 31 Dhjetor

 

Pyjet

 

Pyjet mbulojnë 36 përqind të fondit të tokës, ndërsa kullotat mbulojnë 15 përqind, duke zënë së bashku rreth 51 përqind të sipërfaqes së Shqipërisë. Sipërfaqja e përgjthshme e fondit pyjor është 1,044 milion hektarë, me një vëllim të përgjthshëm të lëndës drusore rreth 81.7 milione m³. Rritja mesatare vjetore në volum është rreth 1,175m³/ ha me një shtesë mesatare të volumit prej 971 mijë m³ lëndë drusore në vit. Në fund të vitit 2007 Raporti vjetor mes lëndes së shfrytezuar  dhe rritjes vijuese të pyjeve  është 18 përqind. Në vitin 2007 shitja e lëndës drusore për shfrytëzim  ishte 154,100 m3 lëndë punimi dhe 40,500 m³ dru zjarri duke konsumuar kështu rreth 21 përqind të shtesës vjetore të pyjeve në volum.

 

Peshkimi

 

Të dhënat e peshkimit merren  në Drejtorinë e politikave të peshkimit, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
Të dhënat mblidhen çdo muaj, nga inspektorët e peshkimit, në nivel vendi, drejtë për drejtë nga varkat e peshkimit.
Kategoritë kryesore janë zënie peshku sipas kategorive ujore, specieve, molusqeve dhe kuakultura.

 

Peshkimi

 

Përfshin të gjitha të dhënat e aktivitetit të flotës dhe kapacitetin prodhues të sipërfaqeve të ndryshme të peshkimit.

 

Flota

 

Është numri total  i anijeve të peshkimit që shfrytëzon një burim të caktuar.

 

Kapaciteti i peshkimit

 

Është sasia e peshkut që mund të merret  nga një njësi peshkimi.

 

Zënie peshku

 

Të dhënat i referohen  sasisë së zënies të të gjitha llojeve të  specieve  detare (të peshkut, krustance, molusqe etj), specieve të ujrave të ëmbla (lumenj, liqene, ujëmbledhësa, akuakulturë).

 

Akuakultura

 

Është rritja e peshkut, në të cilin përfshihen: rritje peshku, molusqe krustance me anë të rasateve.

Parathënie

 

Të dhënat mbi vijueshmërinë dhe ecurinë e degës së bujqësisë në vite janë siguruar nga vrojtimet e kryera nga Ministria e Bujqësisë.
Në vjetar, krahas të dhënave që rezultojnë nga Regjistrimi i Pergjithshëm i Njësive Ekonomike Bujqësore, si dhe të dhënave që ka botuar Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, publikohen edhe disa vlerësime qe i referohen numrit te krerëve dhe prodhimeve blegtorale per gjedhët dhe të imtat.
Vlerësimet e bera nga INSTAT  mbi numrin e krerëve te blegtorisë, e kane bazën ne Regjistrimin e Pergjithshëm te Njësive Ekonomike Bujqësore, (Qershor 1998). Vlerësimi i numrit te krerëve është bazuar në lëvizjen e blegtorisë për sejcilën kategori te gjedhëve, te leshtave dhe të të dhirtave.
Vlerësimi i prodhimit të qumështit nga lopët, është bërë duke u bazuar në numrin mesatar vjetor të tyre, që rezulton nga lëvizja e blegtorisë, dhe në rendimentin mesatar të qumështit për lopë të kalkuluar nga Ministria e Bujqësise dhe Ushqimit. I njëjti arsyetim është ndjekur edhe për prodhimin e qumështit nga delet dhe dhitë, por me ndryshim se sipas metodologjisë, numri i krerëve i referohet gjëndjes në fillim të vitit.
Vlerësimi për prodhimin e mishit për sejcilën kategori , është bazuar në përllogaritjet e bëra për levizjen e blegtorisë, pra në numrin e krerëve të skartuar dhe në peshën mesatare për krerët e therur.
Sipërfaqja e përgjthshme e fondit pyjor është 1,04 milion hektarë, Pyjet mbulojnë 36 përqind të fondit të tokës, ndërsa kullotat mbulojnë 15 përqind të fondit të tokës.
Peshkimi si aktivitet ekonomik ka ardhur në rritje. Përparësi  ka marrë peshkimi në ujrat e brendëshme dhe akuakultura.

 

Burimet e të dhënave

 

Rregjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Bujqësore
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
Ministria e Mjedisit ,Pyjeve  dhe Menaxhimit te Ujrave
Vlerësime të INSTAT