Indeksi i Çmimeve të Prodhimit

Metodologji

 


Indeksi i ri i Çmimeve të Prodhimit është indeks me periudhë bazë vitin 2005 ( 2005= 100). Metoda e llogaritjes së ndeksit është metodazinxhir sipas së cilës çmimet e periudhës korente do të krahasohen me çmimet e periudhes bazë në menyrë zinxhir, duke patur siperiudhë lidhëse muajin Dhjetor të vitit të mëparshëm.Çmimet relative llogariten si raport i çmimit të produktit në periudhën korente (y) me çmimin e muajit Dhjetor të vitit të mëparshëm(y - 1). Çmimet relative peshohen së bashku për të dhënë indeksin në nivel 6-shifror për çdo grup produkti. Indekset e llogaritura nënivel 6-shifror agregohen së bashku për të dhënë indeksin në nivel 2 shifror dhe kështu me rradhë deri në llogaritjen përfundimtare tëIndeksit total të Çmimeve të Prodhimit. E njëjta metodologji përdoret dhe për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të Eksportit dhe Indeksit të Çmimeve të Prodhimit ë produktevepër tregun vendas. Për vitin 2005 dhe 2006 Indekset e Çmimeve për Eksportin dhe produktet për tregun vendas mungojnë. Për llogaritjen e tyre si indeksezinxhir janë përdorur të njëjtët indekse që janë përdorur për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të Prodhimit.

 

Çmimi relativ

 

Çmimi relativ është raporti i çmimit të produktit në periudhën korente me çmimin e produktit në dhjetor të vitit të mëparshëm.

 

Peshimi

 

Për llogaritjen e indekseve të produkteve në nivel 6-shifror është përdorur mesatarja e peshuar aritmetike e indekseve elementare. Indeksi në (short - term - link) për nivelin 6-shifror është llogaritur duke shumëzuar çmimin relativ të çdo produkti në nivel 6- shifror mepeshën koresponduese dhe duke pjesëtuar shumën e tyre me shumën e peshave.

 

Imputimi

 

Imputimet e çmimeve që mungojnë është bërë duke shumëzuar çmimin e periudhës së mëparshme me ndryshimin mesatar të çmimevetë produkteve të grupit në të cilin bën pjesë produkti ( në nivelin më të ulët të agregimit 6 ose 2 shifror).

 

Matësit e Indeksit

 

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e çmimit midis tremujorit korent dhe të njëjtit tremujor të vitit të kaluar. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente në nivelet e çmimeve por mund të ndikohet nga efektet e papërsëritshme të cilitdo tremjor.

Ndryshimi tremujor krahason nivelet e çmimit midis dy tremujorëve më të fundit. Megjithëse korent, ai mund të ndikohet nga efekte sezonale dhe efekte të tjera.
te të tjera.