Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar kryhen çdo vit nga INSTAT. Ato i referohen „popullsisë banuese‟, duke përfshirë çdo banues në territorin e Shqipërisë gjatë periudhës referencë (dy 1 janareve të viteve të njëpasnjëshëm) pavarësisht shtetësisë së tyre. Popullsia banuese konsideron migrantët ndërkombëtarë (njerëzit që ndryshojnë shtetin e tyre të vendbanimit për një periudhë më shumë se 12 muaj) duke i shtuar numrit të popullsisë imigrantët apo të kthyerit që plotësojnë kushtin e vendbanuesit të zakonshëm dhe duke i zbritur numrin e emigrantëve, personave që largohen nga vendi për më shumë se një vit. Nga ana tjetër popullsia e përllogaritur nuk merr në konsideratë migrantët afat-shkurtër (njerëzit që vijnë apo largohen nga vendi për më pak se 12 muaj).
Kalendari
Data | Statistika | Periudha |
---|---|---|
26-02-2019 | Projeksionet e Popullsisë | |
22-08-2019 | Të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri | 2018 |
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Popullsia e Shqipërisë, 1 Janar 2019 | 18-02-2019 |
Popullsia e Shqipërisë, 1 Janar 2018 | 12-02-2018 |
Popullsia e Shqipërisë, 1 Janar 2017 | 13-02-2017 | ||
Treguesit demografikë, T1 - 2017 | 28-06-2017 | ||
Treguesit demografikë, T2 - 2017 | 26-09-2017 | ||
Të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri, 2016 | 24-01-2018 |
Popullsia e Shqipërisë, 1 Janar 2016 | 19-02-2016 |
Përllogaritjet vjetore të popullsisë bazohen në metodën e komponentit të gjeneratës. Kjo është një metodë standarte demografike, e cila përdor një sërë burime të dhënash për komponentët bazë të ndryshimit të popullsisë. Komponentët kryesorë të ndryshimit të popullsisë janë përmbledhur si më poshtë vijon:
- Shtesa Natyrore (lindjet dhe vdekjet)
Si pikënisje për përllogaritjen e popullsisë banuese u konsiderua numri i popullsisë banuese që më 1 Janar të vitit të mëparshëm. Kjo popullsi është rritur me një vit. Lindjet gjatë periudhës 12 mujore i janë shtuar popullsisë sipas gjinisë, ndërsa vdekjet janë zbritur respektivisht sipas moshës dhe gjinisë dhe sipas zonës së banimit në rastin tonë (qarkut).
- Migracioni Neto
Lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për tu matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie. Në këtë mënyrë ne përdorim të dhënat më të mira ‟proxy‟ për vlerësimin e migracionit, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e mbledhura nga moduli i migracionit nëpërmjet anketës së forcave të punës kombinuar me koeficientët e projeksioneve të popullsisë 2011-2031.
- Lindjet
Ndryshimi në popullsi si pasojë e lindjeve Lindjet në Shqipëri që ndodhin nga 1 Janari në 31 Dhjetor të vitit të kaluar, i shtohen popullsisë zero vjeç sipas gjinisë dhe i shpërndahen qarkut ku lindja është regjistruar në zyrën e gjendjes civile.
Të dhënat e lindjeve
Të dhënat e indjeve sipas gjinisë sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në INSTAT vetëm numrin e lindjeve të banuesve në Shqipëri. INSTAT konsideron ato lindje që ndodhin ose jo në Shqipëri por që vendbanimi i prindërve është në Shqipëri dhe regjistrimi i lindjes është kryer në zyrën e gjendjes civile pranë vendbanimit të prindërve.
Regjistrimet e vona të lindjeve
Bëjmë një rregullim të vogël të numrit të lindjeve që regjistrohen vonë për vitin aktual, në mënyrë që të përfshijmë të gjitha lindjet e ndodhura në periudhën referencë. Numri i lindjeve të regjistruara vonë në vitin e mëparshëm janë konsideruar si një proxy për regjistrimet e vona të vitit aktual, duke konsideruar supozimin (si rezultat edhe i analizave tona të vazhdueshme) që numri i regjistrimeve të vona të lindjeve nuk ndryshon shumë nga viti në vit.
- Vdekjet
Ndryshimet në popullsi si pasojë e numrit të vdekjeve Vdekjet e regjistruara në Shqipëri midis 1 Janari në 31 Dhjetor të vitit të kaluar, i zbriten popullsisë sipas gjinisë dhe moshës dhe qarkut të vendbanimit. Të dhënat e vdekjeve Të dhënat e vdekjeve sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas karakteristikave bazë demografike. Konsiderohen të gjitha vdekjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh vdekjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigantëve) edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile pranë ish-vendbanimeve të tyre.
Regjistrimet e vona të vdekjeve
Bëjmë një rregullim të vogël të numrit të vdekjeve që regjistrohen vonë për vitin aktual, në mënyrë që të përfshijmë të gjitha vdekjet e ndodhura në periudhën referencë. Numri i vdekjeve të regjistruara vonë në vitin e mëparshëm janë konsideruar si një proxy për regjistrimet e vona të vitit aktual, duke konsideruar supozimin (si rezultat edhe i analizave tona të vazhdueshme) që numri i regjistrimeve të vona të vdekjeve nuk ndryshon shumë nga viti në vit.
- Lëvizjet e brendshme
Lëvizjet e popullsisë brenda territorit të vendit, gjithashtu sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila i mundëson këto të dhëna në bazë vjetore. Përfshihen të gjitha lëvizjet e popullsisë të cilat janë shoqëruar me ndryshim të vendbanimit (qarkut) pasqyruar me regjistrim në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të ri të personit. Lëvizjet e brendshme të personave të cilat nuk janë shoqëruar me regjistrim në zyrat e gjendes civile respektive sipas vendbanimit të ri, nuk mund të merren parasysh.