Lindjet, Vdekjet dhe Martesat

-Lindjet dhe Vdekjet

Lindjet dhe Vdekjet janë dy komponentë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë. Të dhënat e lindjeve dhe të vdekjeve janë të dhëna administrative, të cilat përpunohet dhe publikohen në bazë tre-mujore.

-Martesat dhe Divorcet

Të dhënat e martesave sigurohen nga Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe përpunohen, analizohen nga INSTAT për të prodhuar një sërë indikatorësh me frekuencë vjetore.

Të dhënat statistikore mbi zgjidhjet e martesave merren nga Minitria e Drejtësisë me frekuencë vjetore. INSTAT publikon vetëm paditë e pranuara për zgjidhje martese (çështjet e përfunduara me vendim gjyqësor duke lënë jasht zgjidhjet me pajtim, refuzuar dhe pushuar) sepse ato përfaqësojnë realisht divorcet e ndodhura në një vit të dhënë.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Treguesit Demografikë, T3 - 2019

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Lindjet dhe Vdekjet

Të dhënat për lindjet dhe vdekjet grumbulloheshin me anën e skedave përkatëse që plotësohen nga zyrat e gjendjes civile. Gjatë viteve 1990-2001, ka patur mangësi të dhënash si në numrin gjithsej të ngjarjeve demografike ashtu edhe në strukturën e tyre sipas gjinisë, grup-moshave, vendbanimit, etj. Ndryshe na paraqitet situata për periudhen 2004 - 2007 këto të dhena na paraqiten të plota. Për të plotësuar këtë mangësi u mendua që metodologjia të ndiqte vlerësimet statistikore që arrihen me procedurat statistikore të parashikuara në versionin "TREND" të programit "SPSS". Vlerësimi statistikor u mbështet në dy nga procedurat më të përdorura për vlerësimet statistikore të serive kohore, në atë të "Exponential Smoothing" dhe të "Seasonal Arima". Proçedura e parë u përdor në ato raste kur të dhënat e serive kohore kishin një ndarje kohore vjetore. Ndërsa procedura e dytë i përshtatej më mirë të dhënave me ndarje kohore mujore.Vlerësimet e dhëna me anën e këtyre dy metodave u krahasuan me të dhënat e skedave përkatëse të grumbulluara në  INSTAT dhe u procedua me llogaritjen e vlerësimeve për shifrat reale.

Prej vitit 2011 të dhënat e lindjeve dhe vdekjeve dërgohen elektronikisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Kjo mënyrë e sigurimit të të dhënave të eventeve demografike siguron një plotshmëri më të lartë gjithashtu edhe përmbushjen e afateve të publikimeve përkatëse, por nga ana tjetër disa prej variablave të rëndësishëm statistikorë kanë ende vlera që mungojnë. Kjo është arsyeja se përse disa prej treguesve të lindjeve dhe vdekjeve pas vitit 2010 mungojnë.

Treguesit e lindjeve dhe vdekjeve publikohen me periodicitet tre-mujorë. Duke qenë se jo të gjitha lindjet dhe vdekjet regjistrohet saktësisht në tremujorin që ndodhin, lind nevoja e përditësimit të tyre në tremujorin e fundit. Kështu, në tremujorin e katërt, tremujorët paraardhës përditësohen si pasojë e regjistrimit të vonë të këtyre eventeve.

Martesat

Të dhënat për martesat grumbulloheshin me anën e skedave përkatëse që plotësohen nga zyrat e gjendjes civile. Gjatë viteve 1990-2007, ka patur mangësi të dhënash si në numrin gjithsej të ngjarjeve demografike ashtu edhe në strukturën e tyre sipas gjinisë, grup-moshave, vendbanimit, etj. Për periudhën 2002 - 2007 numri i skedave  ka qënë më i plotë.

Prej vitit 2011 të dhënat e martesave dërgohen elektronikisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Kjo mënyrë e sigurimit të të dhënave të eventeve demografike siguron një plotshmëri më të lartë gjithashtu edhe përmbushjen e afateve të publikimeve përkatëse, por nga ana tjetër disa prej variablave të rëndësishëm statistikorë kanë ende vlera që mungojnë. Kjo është arsyeja se përse disa prej treguesve të martesave pas vitit 2010 mungojnë.

 

Divorcet (Zgjidhjet e Martesave)

Të dhënat statistikore mbi zgjidhjet e martesave merret nga Zyra e Statistikës, pranë Ministrisë së Drejtësisë. INSTAT përpunohen vetëm paditë e zgjidhura (vetëm çështjet e përfunduara me vendim gjyqësor).