Kultura

INSTAT publikon statistika në kulturë, duke u përqëndruar në pjesëmarrjen kulturore dhe në dimensionin ekonomik të kulturës. Treguesit e paraqitur mbi pjesëmarrjen dhe trashëgiminë kulturore janë me burim administrativ dhe sigurohen nga  Ministria e Kulturës. Statistikat mbi punësimin në kulturë, përdorimi i internetit për qëllime kulturore dhe indeksi i harmonizuar i shërbimeve dhe mallrave kulturore sigurohen nga anketat të ndryshme që INSTAT zhvillon.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat e Kulturës, 2021

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Statistikat e paraqitura në këte publikim janë sigururar nga anketat që INSTAT zhvillon dhe nga burimet administrative si Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financës. Metodologjia e përdorur bazohet në rekomandimet e Eurostat.

Trashëgimia kulturore dhe pjesëmarrja kulturore

Të dhënat mbi trashëgiminë kulturore dhe pjesëmarrjen kulturore i referohen vetëm institucioneve, të cilat janë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Në institucionet qendrore të artit e të kulturës përfshihen: Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Cirku Kombëtar. Në totalin e muzeve, kalave dhe parqeve arkeologjike janë përfshirë institucionet:

Muze

Kala e monumente të tjerë

Park arkeologjik

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë

Kalaja Berat

Parku Kombëtar, Butrint

Muzeu Arkeologjik, Durrës

Kalaja Gjirokastër

Parku Arkeologjik, Apolloni

Muzeu i Pavarësisë, Vlorë

Kalaja e Portopalermos

Parku Arkeologjik, Bylis

Muzeu Gjergj Kastrioti, Krujë

Kalaja e Kaninës

Parku Arkeologjik, Shkodër

Muzeu Etnografik, Krujë

Kalaja e Himarës

Parku Arkeologjik, Lezhë

Muzeu Etnografik, Berat

Amfiteatri

Parku Arkeologjik, Amantia

Muzeu Ikonografik Onufri, Berat

Manastiri i 40 Shenjtorëve

Parku Arkeologjik, Orikum

Muzeu  i Artit Mesjetar, Korçë

Parku Arkeologjik, Finiq

Muzeu Arkeologjik, Korçë

Parku Arkeologjik, Antigonë

Muzeu i Arsimit, Korçë

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Muzeu  Kombëtar i përgjimeve "Shtëpia me Gjethe"

Edukimi kulturor

Të dhënat mbi regjistrimet e studentëve në arsimin e lartë në fusha studimi të lidhura me kulturën janë siguruar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Bazuar në klasifikimin e fushave të studimit (ISCED-F 2013), fushat që konsiderohen të lidhura me kulturën janë:

Fushat në kulturë

021 Arte

022 Shkenca humane

023 Gjuhët

032 Gazetari dhe informim

073 Arkitekturë dhe ndërtim

Punësimi në kulturë

Të dhënat mbi punësimin në kulturë bazohen në Anketën e Forcave të Punës së Shqipërisë, të dhëna vjetore dhe mbulojnë popullsinë  15 vjeç e lart. Punësimi kulturor përfshin të gjithë personat që punojnë në aktivitete ekonomike që konsiderohen të jenë kulturore, pavarësisht nëse personi është i punësuar në një profesion kulturor. Ai gjithashtu mbulon personat me një profesion kulturor, pavarësisht nëse ata janë të punësuar në një aktivitet ekonomik jo-kulturor. Përkufizimi i punësimit kulturor përcaktohet në terma të Klasifikimit Statistikor të Aktiviteteve Ekonomike në Komunitetin Evropian (NACE Rev. 2) dhe Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Profesioneve (ISCO-08). Një listë e plotë e aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve që janë përdorur për të përcaktuar punësimin kulturor është dhënë më poshtë.

Sektorët Kulturorë (aktivitetet ekonomike) — NACE Rev. 2

18 Shtypja dhe riprodhimi i mediave të regjistruara

32.2 Prodhimi i instrumenteve muzikore

58.1 Botimi i librave, revistave periodike dhe veprimtari të tjera botuese

59 Aktivitete të prodhimit të programeve filmike, video dhe televizive, regjistrim të zërit dhe muzikës

60 Aktivitete programuese dhe transmetuese

74.1 Aktivitete të specializuara të dizajnit

74.2 Aktivitete fotografike

74.3 Aktivitetet e përkthimit dhe interpretimit

90 Aktivitete krijuese, artistike dhe argëtuese

91 Biblioteka, arkiva, muze dhe veprimtari të tjera kulturore

 

Profesionet kulturore — ISCO-08

216 Arkitektë, planifikues, topografë dhe dizajnerë

2353 Mësues të tjerë të gjuhës

2354 Mësues të tjerë të muzikës

2355 Mësues të tjerë të arteve

262 Bibliotekarë, arkivistë dhe kuratorë

264 Autorë, gazetarë dhe gjuhëtarë

265 Artistë krijues dhe interpretues

3431 Fotografi

3432 Dizenjues dhe dekorues të brendshëm

3433 Teknikë të galerisë, muzeut dhe bibliotekës

3435 Profesionistë të tjerë të asociuar artistikë dhe kulturorë

3521 Teknikë transmetimi dhe audio-vizualë

4411 Nëpunës të bibliotekës

7312 Prodhues dhe akordues të instrumenteve muzikore

7313 Punëtorë të stolive dhe metaleve të çmuar

7314 Poçarë dhe punëtorë të ngjashëm

7315 Prodhues të qelqit, prerës, bluarës dhe llustrues

7316 Shkrimtarë shenjash, piktorë dekorativë, gdhendës dhe të tjerë

7317 Punëtorë artizanalë në dru, shporta dhe materiale të ngjashme

7318 Punëtorë artizanalë në tekstil, lëkurë dhe materiale të ngjashme

7319 Punëtorë artizanalë të pa klasifikuar diku tjetër

 

Përkufizimi i fushës/shtrirjes së punësimit kulturor – shembuj

Punësimi

Aktivitetet ekonomike

(NACE Rev.2)

Profesionet (ISCO-08)

Kulturore

Kulturore

Jo-Kulturore

Kërcimtar në një kompani baleti

Dizenjator në një industri automobilash

Jo-Kulturore

Financier në një shtëpi botuese

 

Përdorimi i internetit për qëllime kulturore

Të dhënat mbi përdorimin e rregullt të internetit (3 muajt e fundit) nga individët 16-74 vjeç janë siguruar nga anketa e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Familje dhe nga Individët, që INSTAT zhvillon me periodicitet vjetor.

 

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit

Të dhënat mbi indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit lidhur me mallrat dhe shërbimet kulturore janë siguruar nëpërmjet anketës të Çmimeve të Konsumit, që INSTAT zhvillon me periodicitet mujor. Ky tregues bazohet në Klasifikimin Evropian të Shpenzimeve Individuale sipas Qëllimit (ECOICOP) me 12 ndarje kryesore.

 ECOICOP –qëllime kulturore

CP091 Pajisje audio-vizuale, fotografike dhe riparimi i tyre

CP09221 Instrumenta muzikore

CP0942 Shërbime kulturore

CP0951 Libra

CP0952 Gazeta,dhe mjete shkollore

 

Shpenzimet Publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare

Të dhënat mbi shpenzimet publike për fushën e kulturës janë siguruar nga INSTAT dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

 Përkufizime:

Trashëgimia kulturore është tërësia e pasurive kulturore, materiale dhe jomateriale, të një individi, grupi ose shoqërie të trashëguara nga e kaluara që ruhen në të tashmen, për t’ua përçuar brezave në të ardhmen, si pjesë e pasurisë kombëtare të një vendi, të cilat shprehin vlerat, identitetin, njohuritë, traditat, besimet si dhe pasuritë kulturore.

Muze është institucioni i ruajtjes së kujtesës, në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj, i hapur për publikun, që konservon, studion, komunikon dhe prezanton trashëgiminë e luajtshme e të paluajtshme të njerëzimit dhe mjedisit rrethues të tij, me qëllim edukimin, studimin, promovimin dhe argëtimin.

Monument kulture është objekti ose ndërtimi me vlera historiko-kulturore, që mbrohet nga shteti.

Park arkeologjik është territori i përcaktuar me kufij të qartë, që përfshin dëshmi të rëndësishme arkeologjike të mbitokës, nëntokës e nënujit dhe bashkëprani të pasurive historike, peizazhit kulturor, i organizuar me elemente të një muzeu në natyrë.