Krimet dhe Drejtësia Penale

Statistikat e krimeve pasqyrojnë të dhëna, duke u fokusuar kryesisht në çdo hallkë të sistemit të Drejtësisë, Polici-Prokurori-Ministria e Drejtësisë - dhe Burgjet.

Ky modul përmban të dhëna mbi veprat penale, autorë dhe persona të dëmtuar nga kryerja e një vepre penale; të dhëna mbi persona të dënuar dhe burgosur ndër vite.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Metodologjia dhe përkufizime

  • Veprat penale dhe autorë

INSTAT mbledh, analizon dhe publikon të dhëna  mbi veprat penale, autorë dhe persona të dëmtuar nga kryerja e një vepre penale. Statistikat mbi veprat penale bëjnë fjalë për vepra specifike të regjistruara nga policia, klasifikimi i të cilave në krime dhe kundravajtje penale bëhet duke u bazuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Veprat e regjistruara janë ngjarje të ndodhura, jo gjykime të cilat janë në kompetencë të organeve të drejtësisë për të dhënë verdiktin.

Të dhënat mbi autorët bazohen në persona të dyshuar në kryerjen e një vepre penale. Ato përfshijnë të dhëna mbi autorët për vepra penale specifike dhe për totalin e gjithë veprave të regjistruara sipas grupmoshës (të mitur dhe të rritur). Një rëndësi e madhe duhet t’i kushtohet jo vetëm evidentimit të veprave penale, luftës në kapjen e autorëve, por edhe mbrojtjes së pozitës së personit të dëmtuar nga kryerja e veprës penale.

  • Statistika mbi të dënuarit

Statistikat mbi të dënuarit pasqyrojnë numrin e individëve ndaj të cilëve janë aplikuar sanksione penale të cilat konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat i kanë gëzuar deri në momentin e kryerjes së veprës penale. Sanksione këto që konsistojnë në dënime me burg, gjobë ose dënime alternative. Dënimet alternative mund të jenë gjysmëliria, punë në interes publik, pezullimi dhe qëndrimi në shtëpi.

Të dhënat statistikore mbi të dënuarit përfshijnë: numrin e të dënuarve sipas gjinisë dhe grupmoshës, të dënuarit sipas llojit të krimit të kryer, të dënuar sipas gjykatave të rretheve gjyqësore si dhe numri i të dënuarve sipas gjinisë për krime dhe kundravajtje penale.

 

  • Statistika mbi të burgosurit

Statistikat mbi të burgosurit përfshijnë personat e mitur (nën 18 vjeç), të rritur (mbi 18 vjeç) sipas gjinisë të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë si edhe të paraburgosurit ndër vite. Numri i të burgosurve tregon gjendjen e të burgosurve në një vit të caktuar duke përfshirë hyrjet e reja dhe daljet që ndodhin për periudhën në fjalë, dhe llogaritet si një mesatare e numrit të burgosurve për çdo muaj.

  • Treguesit e krimeve

Këta tregues llogariten mbi të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe përllogaritjet vjetore të popullsisë banuese nga INSTAT.

 

 

Përkufizime

Vepra penale: Sjelle, veprime apo mosveprime me të cilat cënohen, dëmtohen vlerat juridike të njeriut dhe të bashkësisë së caktuar quhen vepra penale apo me një term të përgjithshëm kriminalitet. Ato ndahen në krime dhe kundravajtje penale.

Kundravajtje penale: Kundravajtjet paraqesin vepra të tilla me të cilat cënohet apo dëmtohen të mirat juridike me vlerë më të vogël krahasuar me veprat penale, pra cënojnë rendin juridik por nuk prekin bazat e tij dhe nuk kanë pasoja të rënda shoqërore.

Vepra penale të raportuara: Vepra të raportuara në polici ose mbi të cilat policia ka njohuri mbi to në mënyra të tjera.

Krime kundër personit: Kuptohen ato vepra (veprime ose mosveprime) të kundërligjshme, të kryera me dashje ose nga pakujdesia, të cilat prekin ose vënë në rrezik jetën, shëndetin, liritë, paprekshmërinë seksuale, nderin e dinjitetin e personit, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal.

Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike: Përfshihen vjedhje pasurie, mashtrime, krime në fushën e doganave, tatim-taksave, shkatërrimi i pronës dhe krime që cënojnë regjimin juridik të tokës etj.

Krime kundër rendit të shtetit: Përfshihen vepra kundër veprimitarisë shtetërore nga shtetasit, vepra kundër rendit dhe sigurisë publike si dhe vepra kundër sekretit dhe kufijëve shtetëror

 

Vrasje: Vepër i kundraligjshëm, me anë të së cilës i hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia.

 

Plagosje e lehtë me dashje: Dëmtim i shëndetit që ka shkaktuar paaftësi dhe shprehet në prishjen e tërësisë automatike ose në fuksionimin normal të organeve të ndryshme të trupit.

Krime seksuale: Marrëdhëniet juridike të vendosura në sferën e sigurisë së lirisë seksuale dhe të zhvillimit normal të formimit seksual,  të mbrojtura posaçërisht  me legjislacionin penal.

 

Mashtrim: Kuptohet marrja ose hedhja në dorë me anë të gënjeshtrës ose të shpërdorimit të betimit të pasurisë apo të të drejtave pasurore të personit fizik, personit juridik ose të shtetit, me qëllim të përfitimit material për vete ose për të tjerët.

Vepra kundër pasurisë: Vepra që shfaqen në marrjen, hedhjen në dorë ose kthimin e saj në mënyrë të kundraligjshme, të kryera me dashje dhe me qëllim për të mos  e kthyer më e për të nxjerrë përfitim material për vete ose në dobi të personave të tjerë si dhe në shkatërimin ose dëmtimin e saj.

Krime në fushën e drogës: Përfshijnë veprat si prodhimi, kultivimi, shitja e lëndëve narkotike, trafikimi i tyre etj.

Dhuna në familje: Përfshihen ato akte si rrahja, apo vepër  tjetër dhune, kanosje serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues apo ish bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cënimin e intergritetit fizik, psikosocial dhe ekonomik të tij.

Autorë: Persona të cilët me veprimin ose mosveprimin e tyre lejon që të ndodh një vepër penale pra shkakton pasojën e veprës penale. Autorët mbi 14 vjeç kanë pergjegjësi penale ndërkohë fëmijët nën 14 vjeç janë të përjashtuar nga përgjegjësia penale.

I dëmtuar: Personi të cilit çfarëdo e drejtë personale ose pasurore i është shkelur ose i është rrezikuar me veprën penale.

I mitur: Është çdo person nën 18 vjeç.

I dënuar: Personi i cili me veprat apo sjelljet e tij  ka cënuar apo ka dëmtuar të mirat juridike që mbrohen me ligj. Ndaj këtyre personave aplikohen sanksione penale të cilat konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat i kanë gëzuar deri në momentin e kryerjes së veprës penale.

Çështje penale: të gjitha ato çështje të cilat përpunohen në bazë të ligjit penal kombëtar.

 

Çështje civile: të gjitha ato çështje të cilat përpunohen në bazë të ligjit civil kombëtar.

 

Çështje të përfunduara: Numri i procedimeve të përfunduara/asgjësuara me vendim të gjykatës.

 

Çështje në dorë, në pritje: të gjitha ato çështje, procedime të cilat nuk janë finalizuar deri me 31 Dhjetor.

Numri i të burgosurve: Numri gjithsej i të burgosurve tregon numrin e personave të mbajtur në ambjentet e burgjeve, institucione të tjera, institucionet e burgosjes së të miturve, spitalet psikiatrike ose spitale të tjera. Përfshijnë si të dënuarit me burg dhe të paraburgosurit.

I dënuar me burg çdo person, shtetas shqiptar, i huaj apo pa shtetësi, i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare edhe të gjykatave të huaja, duke respektuar kërkesat përkatëse procedural.

 

I paraburgosur: Përfshihen personat, shtetas shqiptar, i huaj apo pa shtetësi, ndaj të cilëve është marrë masë sigurimi “arrest në burg’’.

Koeficenti i kriminalitetit: Numri i veprave penale të evidentuara për 10 mijë banorë në një vit të dhënë.

Normën e të burgosurve shpreh numrin e përgjithshëm të personave të mbajtur në burgje në privim lirie ndaj popullsisë residente prej 10 mijë banorë, në një vit të dhënë.

Të paraburgosur në privim lirie shpreh numrin e përgjithshëm të personave të mbajtur në paraburgim që ende nuk janë dënuar, si përqindje ndaj numrit të përgjithshëm të personave të mbajtur në burgje në një vit të dhënë.

 

Koeficenti i personelit te policisë shpreh numrin total të oficerëve të policisë shprehur për 10 mijë banorë në një vit të caktuar