Njoftim për Media - Tregu i Punës, 2018

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2018, numri i personave në forcën e punës është 1 milion e 404 mijë persona. Femrat përbëjnë 43,7 % të forcës së punës dhe meshkujt 56,3 %. Të punësuar janë 1 milion e 230 mijë persona, ku femrat përbëjnë 43,9 % të të punësuarve dhe meshkujt 56,1 %. Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 173 mijë persona, ndër të cilët 42,3 % janë femra dhe 57,7 % janë meshkuj.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al