Pagat

Publikimi i të dhënave për pagat përmbajnë të dhëna të detajuara për nivelin e pagave shpërndarjes dhe ndryshimit të tyre përgjatë një viti. Këto statistika ofrojnë një mundësi për të krahasuar pagat në industri të ndryshme dhe për grup-profesione të ndryshme. Rritja reale e pagave dhe hendeku gjinor i pagave janë gjithashtu të një rëndësie të veçantë për monitorimin e treguesve ekonomikë dhe që përdoren nga politikë-bërësit, punëdhënësit dhe sindikatat për të vlerësuar kushtet e kërkesës dhe të ofertës për punë.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat administrative mbi pagat sipas burimeve administrative në Shqipëri i referohen pagës minimale zyrtare dhe pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare", i ndryshuar;
  • Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021.
  • Memorandimi i Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi pagat grupohen në këto kategori:

Variablat e identifikimit

  • NIPT, Forma ligjore, Pronësia, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Faks etj.)

Variablat shtresor

  • Aktiviteti ekonomik kryesor, Madhësia sipas të punësuarve,

Variablat ekonomik individual

  • Paga bruto gjithsej. Kontribute punëdhenesi dhe punëmarresi , ditë pune dhe dite pushim etj

Burimet për përditësimin e variablave

Burime administrative

  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Zyrat Statistikore Rajonale

Variablat që përditësohen janë:

  • Të dhënat mbi pagat e deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve
  • Të dhënat mbi kontributet e deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve

Përkufizime

Paga mesatare mujore - është paga bruto që merr një i punësuar për punën që ka kryer. Ajo përbëhet nga:

  • Paga bazë për punën e kryer
  • Shtesa mbi pagë për funksione drejtuese
  • Shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë
  • Shtesa mbi pagë për vështirësi në punë
  • Shtesa të tjera të rregullta (tituj, grada etj.)

Në pagën mesatare mujore bruto nuk zbriten kontributet personale dhe tatimi mbi të ardhurat.

Ndryshimi i pagës reale- shpreh raportin e ndryshimit mesatar të pagave dhe çmimeve gjatë periudhës që shqyrtohet.

Paga minimale mujore- është paga më e ulët e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.