Statistika të Diplomimeve 2016-2017 | Instat

Statistika të Diplomimeve 2016-2017

Në vitin 2017, në arsimin 9 vjeçar u diplomuan 36.546 nxënës, ose 96,4 % e nxënësve të klasës së nëntë të vitit shkollor 2016-2017, duke shënuar një rritje prej 1,4 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë nivel arsimor, u diplomuan 52,7 % djem dhe 47,3 % vajza.

Në vitin 2017 në arsimin e mesëm, u diplomuan 36.436 nxënës, duke shënuar një rënie prej 5,6 % krahasuar me 2016. Raporti bruto i diplomimit (numri i të diplomuarve pavarësisht moshës në një nivel ose program të caktuar, të shprehur si përqindje e popullsisë në moshën e diplomimit teorik, për atë nivel apo program) për arsimin e mesëm është 80,1 %.

Në arsimin e mesëm, u diplomuan 49,4 % djem dhe 50,6 % vajza.

Publikimi i radhës
Statistika të Diplomimeve 2017-2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al