Qytetet dhe Shkalla e urbanizimit

Përkufizimi i ri i OECD - KE për qytetet (Dijkstra, 2012) është hartuar në vitin 2011, nga OECD-ja dhe Komisioni Evropian për të siguruar krahasueshmërinë statistikore ndërmjet BE-së, EFTA-s dhe vendeve që kanë kërkuar anëtarësimin.

Qasja OECD-KE i klasifikon qytetet sipas numrit të banorëve të Qendrave Urbane:

S  ndërmjet 50.000 dhe 100.000

M  ndërmjet 100.000 dhe 250.000

L  ndërmjet 250.000 dhe 500.000

XL  ndërmjet 500.000 dhe 1.000.000

XXL  ndërmjet 1.000.000 dhe 5.000.000

Qytet global më shumë se 5.000.000

Klasifikimi i ri urban - rural i territorit të vendeve të BE-së në nivel njësie vendore është i bazuar në Njësitë Administrative Vendore të nivelit 2 (LAU 2), të tilla si bashkitë, komunat, apo autoritetet vendore. Qasja e re siguron një informacion dhe krahasueshmëri më të saktë në drejtim të shkallës së urbanizimit të njësive vendore. Koncepti i shkallës së urbanizimit është përdorur për herë të parë në vitin 1991. për të klasifikuar zonat sipas densitetit të popullsisë të tyre.

Shkalla e re e urbanizimit (DEGURBA) është miratuarnga Eurostat në vitin 2011 dhe është aplikuar në njësitë administrative vendore të BE-së.

LAU2 (DEGURBA) klasifikohet në trekategoritë e mëposhtme:

Zona me dendësi të lartë (qytete apo zona të mëdha urbane)
Zonat me dendësi të ndërmjetme (qytetet dhe periferi të apo zonat e vogla urbane)
Zonat me dendësi të ulët (zona trurale)

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Përkufizimi dhe klasifikimi i qyteteve në Shqipëri ka ndjekur metodologjinë përkufizimit te ri te OECD - KE për qytetet (Dijkstra, 2012).

Metodologjia për klasifikimin e qyteteve eshte bere sipas katër hapave te mëposhtëm:

1. Fillimisht janë zgjedhur të gjitha rrjetet e qelizave prej 1 km² me një dendësi të popullsisë prej më shumë se 1.500 banorë (qeliza me densitet të lartë).

2. Më pas janë grupuar qelizat në vazhdimësi me densitet të lartë. Grupet me një popullsi minimale prej 50.000 banorësh janë identifi kuar si “qendra urbane”. Qelizat në vazhdimësi me densitet të lartë përfshijnë boshllëqet mes qelizave, në qoftë se të paktën pesë nga tetë qelizat përreth një qelize me densitet të lartë janë gjithashtu qeliza me densitet të lartë. Qelizat diagonale (p.sh. qelizat që prekin vetëm këndet) nuk janë të përfshira.

3. Njësitë vendore administrative (LAU2) me të paktën 50% te popullsisë së tyre brenda qendrës urbane, janë zgjedhur gjithashtu për të qenë pjesë e qytetit.

4. Një qytet është përcaktuar më pas duke u siguruar që:

a) ka një lidhje në nivelin politik (p.sh. me praninë e një njësie të qeverisjes vendore),

b) se të paktën 50 % e popullsisë së përgjithshme të qytetit jeton në një qendër urbane dhe

c) që të paktën 75 % e popullsisë së qendrës urbane jeton në një qytet.

Sipas metodologjise se perdorur me lart vetem 5 qytete mund te klasifikohen si urban audit city, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë , kjo pasi keto qytete kanë më shumë se 50% të popullsisë në Qendrën Urbane, dhe Qendrat e tyre Urbane përmbajnë më shumë se 75 % të popullsisë së qytetit.

*Një hap i mundshëm për më tej është dhe përcaktimi i një “Zone të Madhe Urbane”, e cila përbëhet nga qyteti dhe zona e saj në lëvizje të vazhdueshme. Megjithatë, meqenëse kjo do të përfshinte një analizë të detajuar të të dhënave të punësimit për qelizat me densitet të lartë, dhe identifikimin e “zonave funksionale” në Shqipëri, nuk eshte përfshire ne këtë studim.

Klasifikimi i ri urban - rural i territorit të vendeve të BE-së në nivel njësie vendore është i bazuar në Njësitë Administrative Vendore të nivelit 2 (LAU 2), të tilla si bashkitë, komunat, apo autoritetet vendore. Ky klasifikim konsideron si njësi bazë të klasifikimit rrjetin e qelizave prej 1 km²; në vend të LAU2 .Qasja e re siguron një informacion dhe krahasueshmëri më të saktë në drejtim të shkallës së urbanizimit të njësive vendore. Koncepti i shkallës së urbanizimit është përdorur për herë të parë në vitin 1991 për të klasifikuar zonat sipas densitetit të popullsisë të tyre.

Shkalla e re e urbanizimit (DEGURBA) është miratuar nga Eurostat në vitin 2011 dhe është aplikuar në njësitë administrative vendore të BE-së.

Në Shqipëri, bashkitë dhe komunat korrespondojnë me LAU2 që përdoret në vendet e BE-së. Ato ndryshojnë gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme në madhësi dhe popullsi. Bashkitë e vogla për nga madhësia e sipërfaqes kanë përgjithësisht popullsi me dendësi të lartë, ndërkohë që komunat me sipërfaqe të mëdha janë zakonisht shumë pak të populluara, dhe me karakteristika rurale. Prandaj, qasja e re e BE-së nëpërmjet klasifikimit LAU2 bazuar në rrjetin e qelizave 1km2 të popullsisë duket gjithashtu i përshtatshëm për vendin, duke lejuar krahasimin e Shqipërisë me vendet e BE-së deri në nivelin e njësisë vendore.

LAU2 (DEGURBA) klasifikohet në tre kategoritë e mëposhtme:

Zona me dendësi të lartë (qytete apo zona të mëdha urbane): të paktën 50% e popullsisë jeton në grumbullime me densitet të lartë.
Zonat me dendësi të ndërmjetme (qytetet dhe periferitë apo zonat e vogla urbane): më pak se 50% e popullsisë që jeton në rrjetin e qelizave rurale dhe më pak se 50 % e tyre jeton në grumbullime me densitet të lartë.
Zonat me dendësi të ulët (zonat rurale): më shumë se 50 % e popullsisë jeton në rrjetin e qelizave rurale.