Informacioni dhe Teknologjitë e Komunikimit

INSTAT për matjen e nivelit të treguesve të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kryen vrojtimin mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 e më shumë të punësuar.

Termi "Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)" i referohet teknologjive që sigurojnë akses në informacione përmes telekomunikimit. Termi TIK është i ngjashëm me termin Teknologji Informacioni (TI), por fokusohet në teknologjitë e komunikimit që përfshijnë internetin, rrjetin, celularët dhe media të tjera komunikimi.

Qëllimi i vrojtimit ”Anketa për përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit” është të mbledhë dhe shpërndajë informacion të harmonizuar dhe të krahasueshëm për përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrje. Për matjen e përdorimit të TIK, INSTAT ka intervistuar 1581 ndërmarrje të të gjitha formave legale dhe llojeve të pronësisë me 10 e më shumë të punësuar.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Ndërmarrje, 2017

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

INSTAT për matjen e nivelit të treguesve të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka kryer në  vitin 2016 vrojtimin mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 e më shumë të punësuar.

Termi “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)” i referohet teknologjive që sigurojnë akses në informacione përmes telekomunikimit. Termi TIK është i ngjashëm me termin Teknologji Informacioni (TI), por fokusohet në teknologjitë e komunikimit që përfshijnë internetin, rrjetin, celularët dhe media të tjera komunikimi.

Qëllimi i vrojtimit ”Anketa për përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit” është të mbledhë dhe shpërndajë informacion të harmonizuar dhe të krahasueshëm për përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrje. Për matjen e përdorimit të TIK, INSTAT ka intervistuar 1581 ndërmarrje të të gjitha formave legale dhe llojeve të pronësisë me 10 e më shumë të punësuar.

Njësia e vrojtimit

Njësia e vrojtimit është ndërmarrja me mbi 10 të punësuar, e rezultuar aktive gjatë 2015 nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve.

Fusha e mbulimit

Në vrojtim u mbuluan ndërmarrjet e zgjedhura nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të klasifikuara sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.2 në nivel seksioni;

Seksionet

Përshkrimi

C

Industri përpunuese

D, E

Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar; Furnizimi me ujë,aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve

F

Ndërtim

G

Tregti me shumicë dhe pakicë. Riparimi i automobilave dhe motoçikletave

H

Transport dhe magazinim

I

Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit

J

Informacioni dhe Komunikacioni

L

Pasuritë e patundshme

M (Grupet 69-74)

Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (pa përfshirë aktivitetet veterinare)

N

Shërbime administrative dhe mbështetëse

S (Grupi 95.1)

Riparimi i kompjuterëve dhe i pajisjeve të komunikimit

Metoda e grumbullimit

Në vitin 2016 grumbullimi i të dhënave është bërë i mundur me metodën CAPI, nëpërmjet intervistës  ballë për ballë me anketues me tabletë.

Periudha e referencës për variablat kryesore është koha e mbledhjes së të dhënave, viti 2016. Për pyetjet në lidhje me Specialistët e TIK, Shitje/Blerje on line periudha referuese është një vit më parë, 2015.

Përkufizime

Kompjuter: Kompjuterat përfshijnë kompjuterat personalë, tabletët apo pajisje të tjera portabël si Smartphone apo Personal Digital Assistants (PDAs).

Akses në Internet: Termi “Akses në Internet” i referohet një lidhjeje të jashtme në Internet përmes një kompanie që operon si Ofrues i Shërbimit në Internet (Internet Service Provider – ISP).

Broadband: Broadband janë teknologjitë apo lidhjet të cilat mundësojnë transmetimin e shpejtë të të dhënave, si psh: filma, lojra, video-konferenca nëpërmjet një rrjeti interneti (për shembull: ADSL, lidhje kabllor, UMTS, lidhje optike, VDSL, linja me qira).

Website: Faqja e internetit është një dokument me HyperText. Ekzistenca e një website i ofron ndërmarrjes potencial për një performancë më të mire, mundësi të reja për prezantimin e ndërmarrjes, produkteve, mundësi për njohje më të madhe dhe në të njëjtën kohë aksesin në tregje të reja dhe për rrjedhojë të ardhura më të larta. Faqet e internetit mund të ketë tekst, lidhjet HyperText, imazhe, video dhe zëra.

Autoritet publik: Termi autoritet publik i referohet si shërbimeve publike ashtu edhe aktiviteteve administrative si psh: taksave, rregjistrimit të biznesit, sigurimeve shoqërore, shëndetit publik, administrimit lokal etj. Autoritetet publike mund të jenë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar.

Media Sociale: Përdorimi i Mediave Sociale si psh: Facebook, Google+, Twitter, YouTube etj. i referohet përdorimit nga ndërmarrja të aplikacioneve që bazohen në teknologjinë e Internetit ose në platforma komunikimi për tu lidhur, krijuar dhe shkëmbyer përmbajtje online, me kliente, furnizues, ose partnerë, jashtë ose brënda ndërmarrjes.

Tregtia elektronike: Një transaksion i tregtisë elektronike është shitja ose blerja e të mirave apo shërbimeve përmes rrjeteve kompjuterike me metoda të dizenjuara në mënyrë specifike për qëllimin e marrjes ose bërjes së porosive. Të mirat ose shërbimet porositen përmes këtyre metodave, ndërsa dorëzimi final dhe pagesa mund të mos kryhen online.Transaksionet e tregtisë elektronike përjashtojnë porositë e bëra përmes mesazheve të email-eve të shtypura manualisht.